Çfarë po ndodhë në Universitetin “Kadri Zeka”, OSHP për herë të dytë ua rrëzon tenderin (DOKUMENT)
Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, ka marrë vendim për herë të dytë, për anulimin e tenderit të Universitetit “Kadri Zeka”, tender ky në vlerë prej 300.000 eurosh, për “Ndërtimin e hapësirave të reja dhe renovimim e objektit ekzistues të Universitetit “Kadri Zeka”.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), apo siq njihet ndryshe edhe si Gjykata e Tenderëve e ka kthyer në rivlerësim këtë tender, duke rrëzuar vendimin e autoritetit kontraktues për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.
Për herë të parë OSHP e rrëzoi procedurën e tenderimit me datë 24 gusht 2018. Universiteti “Kadri Zeka” vazhdoi përsëri me të njejtin avaz duke mos i respektuar rregullat e procedurës së prokurimit.
Me datë 31 tetor 2018, OSHP mori vendim për ta anuluar përsëri procedurën e tenderimit duke specifikuar përsëri parregullësitë “Paneli shqyrtues vjen në përfundim se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nuk është bërë konform nenit 59 të LPP-së dhe njëkohësisht nuk është respektuar neni 60 i LPP-së, kriteri kryesor për dhënie të kontratës e që ka qenë tenderi i përgjegjshëm e me çmim më të ulët”.
Ky ishte afati i fundit për këtë procedurë të tenderimit, dhe tani Universiteti “Kadri Zeka” rrezikon të mbetet pa fonde, sepse fondet do të tërhiqen nga Ministria.
OSHP nuk i mori për bazë këto deklarime dhe përsëri vendosi ta rrëzoi këtë tender. Për shkak të mos respektimit të procedurës, pasojat domosdoshmërisht do t’i bartë vet Universiteti “Kadri Zeka”. Vlera e tenderit ishte 300.000 euro, sipas dokumentit që ne kemi siguruar. /epilogu/