fbpx
Lajme

Ramadani: I thash kryeministrit slloven, sigurone që Thaçin mos t’ma vrajnë serbët, tha mos ta di shërbimi sekret

Veprimtari dhe doktori Etem Ramadani, në një intervistë për “parrotlla” kishte treguar prapaskenat e Konferencës së Rambujesë. Ai gjatë intervistët tregoi se ai pothuajse ishte këshilltar i bacës së ndjerë, z. Adem Demaçi. Më tutje ai tregoi se si u zhvillua takimi mes kreut të delegacionit Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit.

“… dhe ndodhi që prapë e organizova takimin me Hashimin dhe me Demaçin në Lubjanë. Dhe u ndërpre Rambujeja. Ishte iniciativa ime, që tani këta dy burra të merren vesh dhe mos të nënshkruhet Rambujeja. Unë shkova te Janez Drnovsek (Kryeministër i Sllovenisë atë kohë), kam pas kontakte bile më pati thënë mos ta di shërbimi sekret vetëm tregojë Shefit të Kabinetit, dhe mund të vish në çdo kohë, ai ka qenë në ora 3 në mbramje për çështje të Kosovës”, tregoi Etem Ramadani.

Më tutje ai tregoi se “E shkrujtëm a bon me siguru që z. Hashim Thaçi mos t’ma vrajnë serbët, se unë kisha prej partnerëve të mi amerikanë, si po del kanë me të vra, ishte përgjegjësi e madhe që ta bish Hashimin, emër në atë kohë, krejt bota i kishte sytë në Rambuje, meqë Hashimi ishte ai lojtari kryesor në Rambuje edhe më garantojë që të gjitha çka të duhet i ka si personalitet shtetëror, se kishim përvoja edhe në të kaluarën, disa herë kur vinte Hashimi e kishte krejt sigurimin, hoteli ishte i siguruar natën edhe para Rambujesë. Edhe vjen edhe takohen në zyrën time. Dhe në zyrën time u morëm vesh që kjo punë mos të nënshkruhet dhe ia kemi dhanë njëri-tjetrit dorën që Rambujeja kështu si është të mos nënshkruhet”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close