fbpx
Lajme

Zbulohet pse Kurti ndryshoi qasjen ndaj Thaçit dhe krerëve tjerë të UÇK-së, bie në minimum besueshmëria ndaj Speciales

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kohë që është bërë “rob” i sondazheve.

Ai edhe qëndrimet e tij i ka të varura direkt prej matjeve të opinionit publik, prandaj edhe i ka ndryshuar gati të gjitha.

Nuk është i rastësishëm as ndryshimi i tanishëm i qasjes së Kurtit në raport në Gjykatën Speciale, ku më i herët i thoshte ish-presidentit Thaçi: “Shko Hashim!”, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri Kurti për gazetën italiane “La Repubblica”, tani ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë kanë bërë luftë të fortë me Serbinë.

“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri”, ka thënë Kurti për La Repubblica.

Demokracia.com ka mësuar se ky ndryshim i Kurtit në raport me ish-krerët e UÇK-së dhe Gjykatën Speciale vjen pasi që në matjet e fundit të opinionit publik në Kosovë ka rezultuar se vetëm 16 për qind e respodentëve kanë shprehur bindjen e tyre se kjo gjykatë është për të mirën e Kosovës dhe për të sjell drejtësi, duke shënuar kështu rënien më të madhe të besueshmërisë që ka pasur ndonjëherë.

Matja e opinionit publik është bërë nga një prej instituteve që merren vazhdimisht me hulumtime dhe sondazhe në Kosovë, në rezultatet e të cilit ka pasur qasje edhe Demokracia.com.

Meqë opinioni publik në raport me Gjykatën Speciale është duke ndryshuar drastikisht shumë, tani është koha që të ndryshojë qasje edhe kryeministri Kurti. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close