fbpx
Lajme

Daçiq: Personaliteti më ekstrem nga delegacioni i Prishtinës ishte Hajredin Kuçi, gati u rrahëm fizikisht

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka konfirmuar atë që ka thënë shefi i tij, Aleksandar Vuçiq lidhur me një rast kur gjatë një takimi me delegacionin e Kosovës në Bruksel, për pak sa nuk ishin rrahur.

Daçiq ka thënë se ‘në këtë rast ishin të involvuar’ vetë ai dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Daçiq ka konfirmuar kështu deklaratën e Vuçiqit i cili ditë më parë tha se ‘ai i kishte dalë në ndihmë të Daçiqit’ në këtë rast, transmeton Ballkani.info.

“Personalitetet më ekstreme nga delegacioni i Prishtinës kanë qenë Hajredin Kuçi dhe Edita Tahiri”. “Humba krejtësisht, ua thash të gjitha gjërat që kisha në mend si për shembull: kush jeni ju që çdo ditë t’i kërkoni Serbisë llogari për atë që ju e quani gjenocid. Ata nuk pranojnë asgjë”, tha Daçiq.

Duke shtuar: “Më pas, Hajredin Kuçi më tha se serbët janë vrasës dhe më pas për pak se nuk u rrahëm fizikisht”.

“Kuçi dhe unë u hodhëm mbi tavolina dhe filluam përleshjen fizike. Pastaj Vuçiq ndërhyri, u thanë fjalë shumë të rënda dhe në fund përfunduam të heshtur. Më pas, ish shefja e politikës së jashtme, Catherine Ashton na përzuri të gjithëve nga takimi”, ka thënë Daçiq.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close