Demaçi: Askush nuk e besoi Thaçin, por ai i rriti rrogat, VV s’do të mund ta ushtroi pushtetin
Simboli i Rezistencës Kombëtare, baca Adem Demaçi, në intervistat e tij kishte folur edhe për liderët dhe subjektet politike të Kosovës. Ai kishte dhënë një mendim edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Thaçi premtoi që do t’ua rris rrogat 25%, njerëzit thanë se bon ky këtë far pune e do të na mashtroi, mirëpo ai si bëri e çfarë bëri e tek bëri nuk e dij, por ai ua rriti 25%, dhe e fitoi njëfar besimi që tash s’mund t’ua heqësh t’i popullit nga dora. Se bëri dot as Isa Mustafa, as ky tjetri e as ai tjetri. Populli do diçka të shpejt, të mbillet sot e të korret sot, shumë shpejt. Nuk besoj që mund të vij Vetëvendosja në pushtet, dhe nuk besoj që do të mundej pastaj edhe ta ushtronte pushtetin sepse janë përshembull ajo pjesa që s’kanë marrë pjesë në luftë dhe që janë të gatshëm që bëhen hyzmeqarë të kujtdoqoftë, vetëm që të vijnë në pushtet dhe këto janë barriera të forta që të mund të tejkalohen”.
VIDEO: https://www.facebook.com/EPILOGUzyrtar/videos/348239764033607