fbpx
Lajme

Demaçi jetonte vetëm me 90 euro: Hashim Thaçi mori një vendim për t’ia rritur pensionin

Selatin Novosella, bashkëpunëtor i Adem Demaçit, ka treguar në Pressing të T7 se një kohë Demaçi të ardhur personale i ka pasur 90 euro pension.

Të njëjtën presion thotë që e kanë marrë edhe të moshuarit tjerë.

Ai tregon se ia ka dërguar një letër presidentit të atëhershëm, Fatmir Sejdiu, kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kur ishte kryeparlamentar.

Presidencës i kishte kërkuar ta shpallte Demaçin hero kombëtar, Qeverisë t’ia jepte një pension të dinjitetshëm, ndërkaq kryeparlamentarit që ta shpall si deputet nderi.

Novosella thotë se nuk pretendon se ky akt është bërë shkak që Demaçi ta merrte titullin, po ashtu edhe pensionin e dinjitetshëm.

”Në ndërkohë ju dha titulli hero i Kosovës, dhe me vendimin e Qeverisë i ndahen pensioni kombëtar në vlerë sa ka kryeministri që i rritet rroga. Ka pas shoferin e vet, veturën e vet”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close