Demaçi: S’e kam takuar Zemajn, “Bota Sot” falsifikoi foton
I ndjeri Adem Demaçi i ishte përgjigjur reagimit të LDK-së lidhur me deklaratat për Tahir Zemajn.
Në një prononcim për ORAinfo, Demaçi kishte thënë se momentalisht nuk e ka ndërmend të kërkoj falje për ato që i ka thënë për Zemaj.
“Kërkoj falje vetëm nëse ndryshojnë rrethanat. Nëse ata japin dokumente që ai nuk ka qenë i dënuar asnjëherë si trafikant droge në gjyqin e Prishtinës, nëse ai nuk e ka lëshuar frontin për me ik në Shqipëri, atëherë unë kërkojë falje, por përderisa këto nuk ndryshojnë unë nuk kërkoj falje”, ka thënë Demaçi.
I pyetur për një fotografi që po qarkullon ku shihet ai dhe Tahir Zemaj, Demaçi kishte thënë se asnjëherë nuk e takuar Zemajn por “Bota Sot” ka falsifikuar.
“Ato janë fotografi të falsifikuara nga gazeta ‘Bota Sot’. Unë kurrë në jetë nuk e kam takuar atë (Zemajn). Fotografinë e kanë falsifikuar, unë kurrë s’kam pasur rast të takohem me të dhe skam pasur mundësi të takohem. Ata zoti i shpërbleftë dhe i paguajt për ato falsifikime. Me pas shtet, unë i kisha paditur për këtë falsifikim, mirëpo nuk kemi shtet që merret me këto punë, kështu që vetëm po i shikoj për karshi”, kishte përfunduar Demaçi.