fbpx
Lajme

Demaçi: Zoti mos e lashtë pa e vra Dick Martyn, po na dëshpëron Evropa

2014: Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ishte shprehur i dëshpëruar me faktin që në Kosovë do krijohet Gjykatë Speciale, për të hetuar krimet e supozuar të UÇK-së sipas raportit të Dick Martyt.

Ai në një prononcim për Indeksonline, tha se Tribunal do të duhej të krijohej për Serbinë, e jo për Kosovën. Madje, Demaçi nuk ka hezituar edhe ta ‘nem’ ish-senatorin zviceran, Dick Marty, të cilin e akuzon se po paguhet nga Serbia.

“Evropa, kjo ‘nëna jonë e madhe’, siç i them unë, është ka koritet edhe me parimet e demokracisë, edhe me parimet e humanizmit. Ku na ka gjet neve të shkretave të fundit të Evropës, me na balavitë nëpër gjyqe, kurse po i harron ata që e vranë Ukshin Hotin e ia humben me emër e me nishan e me trup e me krejt, e me qindra të tjerë që i kanë fsheh prej Batainices e nëpër njëqind vende tjera, për ata nuk pat kurrfarë mundësie me u rikthy edhe një herë me u marrë nëpër gjyqe ata fajtorë, por na u kanë kap neve me shpifjet e Serbisë që po ia hanë paret ai Dick Marty, e ato Zoti pa e vra mos e lashtë. Ky është një dëshpërim i madh për shqiptarët. Po na dëshpëron neve Evropa jonë që aq shumë e kemi dashtë e po e duam”, tha Demaçi.

Demaçit pyet se çka të mendoj ky popull siç e quajti ai, i shkretë kur po e sheh atë armatë e atë ushtri që e kemi pas, e që me mija e mija shkuan për këtë liri të shkretë që e fituam.

“Edhe këtë çerek liri që e kemi, edhe këtë po donë me na e ba me gjak, edhe këtë po duan me na përlye”.
Demaçi akuzon ndërkombëtarët ku thotë sipas tyre “s’paskemi pas drejtë ne as me u qu në kryengritje e as me kërkuar lirinë e as me i luftuar ata që na vranë e na dogjën e na vodhën e na shkrumbuan me njëqind e sa vjet, na përzunë prej trojeve tona, me miliona shqiptarë”.

Ai thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka pasur kapacitete të bëjë atë për edhe çfarë akuzohet nga Marty.
“Krejt këto gjëra, ata nuk po i shohin, e po i shohin do pallavra e do marrëzira. Ku ka mund UÇK-ja jonë e shkretë sa që me sharrë ia u kanë pre kamt të plagosurve të vet, ku ka pas kapacitet ajo me nxjerr organe, me bajt organe?!“, pyet Demaçi.

Veprimtari i çështjes kombëtare në fund të prononcimit për Indeksnoline, tha se Evropa ka rënë shumë poshtë me trillimet e Serbisë dhe se Kosova e ka pësuar mjaft.
“Nuk po di si ta shpjegoj se si është puna me këtë Evropë që na u ka trrukë neve tash. Po a pak bre na banë e na imponuan, deri në projektin e Ahttisaarit që na masakroj neve, na i bani edhe 9 shtete brenda truallit të Kosovës”, ka thënë Demaçi në fund. /Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close