DEPUTETI I PDK-SË ANDIN HOTI KËRKON QË TË ZVOGËLOHET KOEFICIENTI I PAGAVE TË DEPUTETËVE
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti ka propozuar që të zvogëlohet koeficienti i pagave të deputetëve në 7, nga 8 sa është tani.
Përmes një shembulli, ai e lavdëroi PDK-në, dhe u shpreh se Qeveria do të gjejë shumë shpejt zgjidhje për grevistët.
“Propozoj uljen e koeficientit të deputetit në 8 në 7 edhe 5 sado që të jetë ajo nëse doni zgjidhje kjo është zgjidhja dhe e dyta për ata që kanë dyshim në Qeverinë aktuale që do të gjejë zgjidhje për grevistët dhe pagat e tyre veç po ua rikujtoj një shembull konkret, një shembull timin familjar nëna ime në 2006 është hy në punë e ka pasur pagën 125 euro, sot e ka 500 euro , 470 e diçka, kjo është falë Partisë Demokratike të Kosovës, falë udhëheqjes së saj këto 10 vitet e fundit kështu që të jeni të sigurt nuk keni nevojë me u bë merak, të jeni të sigurt se edhe kësaj here, Qeveria aktuale, Partia Demokratike e Kosovës bashkë me koalicionin e saj do gjejë zgjidhje”, ka shtuar Hoti.