Deputetja e VV-së, opozitës: Jo, juve nuk ju besojnë qytetarët, instaluat nepotizmin, krimin dhe korrupsionin institucional
Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, i është përgjigjur akuzave të fundit të opozitës në adresë të qeverisë Kurti.
Kollçaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar duke i akuzuar partitë opozitare që dikur ishin në pushtet, për instalimin e nepotizmit, krimit dhe korrupsionit institucional.
Ajo i bëri këto komente duke iu përgjigjur fjalëve të opozitës se populli nuk i beson kësaj qeverie, njofton Klankosova.tv.
Postimi i plotë:
Jo juve, që patët vendosur shtetin në ankand, e që me që tendencë për lejim të instalimit të Zajednices, në fakt i paraprinit bosnjëzimit të Kosovës.
Jo juve, që falët 8200 hektarë tokë të Kosovës.
Jo juve, që instaluat nepotizmin, krimin dhe korrupsionin institucional.
Jo juve që nuk lejuat askënd që nuk është nga radhët tuaja, apo së paku ngushtë i lidhur me ju, të ketë mundësi punësini e avancimi.
ASKUSH, apo eventulisht çdo i 100-ti, që ka gjetur mënyra të afrohet me dikë nga ju. Mjafton edhe tani të bëhet një auditim për punësimet ndër vite ku ishit dhe jeni edhe sot në qeverisje.
Jo juve, që përvetësuat dhe privatizuat gjithë pronat publike me vlerë, e që në kurriz të popullit u bëtë milionera.
Jo juve, që në emër të afrimit me perëndimin, u afruat shumë më shumë me lindjen.
Jo juve, që nuk ngurruat me dalë me ide për shkëmbim territoresh, sikur të bëhej fjalë për bahçe të babës.
Jo juve që keqpërdorët e falët milionat e taksapaguesve tanë, e dosjet për këtë u mbajtën në sirtar nga miqtë tuaj prokurorë e gjyqëtarë dhe nuk dhatë asnjëherë përgjegjësi për këtë.
Jo juve, që i latë qytetarët tanë të vetmit në Ballkan e Evropë, pa sigurim shëndetësor.
JO, NUK JU BESOJNË QYTETARËT!
Qytetarët nuk ju besojnë, sepse ishim dëshmitarë të gjithë ne së bashku për të gjitha këto dëme shumëvjeçare, e që duhen vite për t’u riparuar.
Qytetarët kërkojnë nga ne të mos humbim kohë me ju, por të vazhdojmë punën për së mbari për të mirën e përgjithshme. Kjo është arsyeja që keni po keni rastin për të gënjyer, sa herë e hapni gojën.
POR, ka ardhur KOHA t’ju rikujtojmë kush jeni.
E për fund, po e shtoj vetëm këtë
A ka krenari më të madhe se të jesh deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Të takohesh çdo ditë me qytetarë që të flasin për besimin në ndryshimin që po jetësohet me QeverinëKurti dhe të dëgjosh në baza ditore për respektin që gëzon në popull Kryeministri jonë Albin Kurti.