fbpx
Lajme

Dëshmitari Agim Idrizi e pranon publikisht se kishte shitur dru për policët serbë

(E përditësuar) Prokurori James Pace ka lexuar një përmbledhje të deklaratave të dëshmitarit Agim Idrizi të cilat ai i ka dhënë më herët.

Në dëshminë e tij ai pretendon se në mars të vitit 1999, nga pjesëtarë të UCK-së, është marrë nga shtëpia e tij dhe dërguar në fshatin Biqec.

Dëshmitari kishte deklaruar se në atë periudhë kishte shitur dru për policë serbë.

Ai ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas dëshmisë së tij, ai është marrë në pyetje edhe lidhur me kontaktet që ka pasur me serbët.

Agim Idrizi është paraqitur në gjykatore pasi ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të njëzetë të ZPS-së.

Ai do të vazhdojë dëshminë e tij nesër para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. /Kosovapress/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close