fbpx
Lajme

Detajet se përse u arrestuan tre agjentë të shërbimit sekret gjerman në Prishtinë në vitin 2008

Tre gjermanët ishin liruar për shkak të mungesës së dëshmive, njofton Sydojce Cajtung (Süddeutsche Zeitung), e cila i refereohet politikanëve qeveritarë në Prishtinë. Ata të tre akuzoheshin të kishin marrë pjesë dy javë më parë në një sulm me bombë në selinë kryesore të BE-së në Prishtinë. Pavarësisht se si do të përfundojë kjo aferë, marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Kosovës janë dëmtuar. Në fund të fundit qeveria e Berlinit e pati mbështetur Kosovën që sapo morri pavarësinë në shumë drejtime.

Po u sjellim raportimet e mediave gjermane në vitin 2008:

Rasti i arrestimit të tre agjentëve shërbimit informativ gjerman BND në Prishtinë trajtohej nga gazetat gjermane.

Gazeta Süddeutsche Zeitung njofton ndërkohë, se diplomatët janë duke kërkuar një zgjidhje, me qëlllim që të tre gjermanët të lirohen para përfundimit të afatit 30 ditor të paraburgimit dhe që hetimet ndaj tyre të vazhdojnë nga drejtësia gjermane.

Me tej Süddeutsche Zeitung sot shkruan:

Në qeverinë gjermane disa mund të pyesin aktualisht, përse kryeministri i Kosovës i rëndon kaq shumë gjermanët me fajësime në lidhje me aferën e agjentëve. Persona të BND-së thuhet të kenë vendosur eksploziv në Prishtinë; akti gjoja dëshmohet përmes një videoje. Edhe pse domethënia e kësaj “dëshmie” mund të vlerësohet në mënyra të ndryshme dhe nuk është aspak e qartë ne se personat e BND-së kanë qenë pjesëmarrës në këtë akt. Thaçi siç duket nuk ka patur interes ta trajtojë rastin diskret sipas mënyrave diplomatike. Afera e BND-së turbullon tani marrëdhëniet e reja mes dy shteteve. Gjermanët, të cilët së bashku me amerikanët kanë qenë në fakt mamitë e shtetit të ri ballkanik, duhet ta ndjejnë tani veten si një dashnor, që merr një shuplakë për lulet që sjell. Dhe megjithatë Thaçi përbetohet për “raporte të shkëlqyera”, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Autori Michael Martens shkruan në numrin e sotëm të gazetës “Franfurter Allgemeine”:

Një arsye ka natyrisht, që në fakt nuk do të mund të shpjegonte arsyet e kësaj afere, por së paku antipati të mundshme të kryeministrit Thaçi kundër BND-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close