Rozë
Diçka po zihet, djali i Thaçit me vajzën e Lutfi Hazirit
Lotina, vajza e nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, në një takim me Endritin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi.
Në një fotografi që ka siguruar Gazeta Express, në një nga kafiteritë shihen se Lotina Haziri dhe Endrit Thaçi.
Sic duket, dyshja, baballarët e të cilëve iu takojnë grupeve të kundërta politike, kanë miqësi mes vete, ose edhe më shumë se kaq.
Ndryshe, ky nuk është lajmi i parë për raportet mes fëmijëve të zyrtarëve të LDK’së e PDK’së.
Vite më parë ishte raportuar se djali i anëtarit të kryesisë së LDK-së, Skender Hysenit, ishte në një lidhje me vajzën e ish-ministrit të Financave, Ahmet Shalës.