fbpx
Lajme

Dijetari i parë sllav që pranoi prejardhjen ilire të shqiptarëve, këtë e bëri të ditur në vitin 1788

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në qarqet intelektuale sllovene dhe kroate qarkullonte ideja e një prejardhje ilire të të gjithë sllavëve të jugut.

Siç nënvizojnë shumë studiuesë, qëllimi i kësaj hipoteze ishte që të fitonte kapital simbolik përpjekja e sllovenëve dhe kroatëve për t’u shkëputur nga Perandoria Habsburge.

Megjithatë ishin vetë intelektualët sllavë që hoqën dorë nga kjo ide, duke pranuar se ilirët dhe sllavët nuk lidheshin asgjëkundi.

Historiani slloven Anton Tomaž Linhart (1756-1795) mund të jetë i pari dijetar sllav që pranoi se ilirët kishin mbijetuar tek shqiptarët modernë.

I ndikuar nga idetë e gjermanit Johann Gottfried Herder, historiani i lindur në një qytet të Karniolisë i mëshonte idesë se sllovenët përbënin një grup të përveçëm brenda familjes së popujve sllavë.

Duke kritikuar delirin e lëvizjes paniliriste në Dalmaci dhe Istri, ai e hidhte poshtë çdo mëtim që kërkonte lidhje mes sllavëve dhe botës së vjetër ilire.

«Ilirët kishin gjuhën e tyre të përbashkët me thrakët, që nuk ishte as greqisht dhe as sllavisht, dhe që jeton ende, ndonëse jo e pastër, në malet e Shqipërisë», shkruante Linhart në vitin 1788 në librin «Një ese mbi historinë e Karniolisë dhe sllavëve jugorë të Austrisë».

Kjo gjuhë, vazhdon dijetari slloven, dikur flitej në veripërëndim, në Dalmaci, Japodi dhe Panoni.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close