fbpx
Lajme

REGJIMI I ASADIT NDËRMERR NJË HAP PAS KËRCËNIMEVE TË TRUMPIT

Pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me veprime ushtarake ndaj Sirisë këtë javë, ushtria siriane ka zhvendosur disa aeroplanë për të shmangur pasojat nga goditjet e mundshme të raketave amerikane.

Disa zyrtarë amerikanë i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se regjimi i Asadit është duke i zhvendosur asetet e saja ushtarake nga frika e bombardimeve.

Këta zyrtarë, shkruan Reuters, kanë refuzuar të tregojnë nëse kjo lëvizje e regjimit sirian e ka ndryshuar planin e Donald Trump, i cili ka paralajmëruar luftë ndaj regjimit të Bashar Al-Assadit.

Por, këto lëvizjet siriane mund të kufizojnë dëmin që Shtetet e Bashkuara mund t’i shkaktojnë regjimit sirian. /epilogu/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close