fbpx
Lajme

Qosja: Rugova i tha mediumit italian se pjesëtarët e UÇK-së së Maqedonisë janë terroristë, “ata jetojnë prej atyre armëve”

Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës.

Me datë 28 shtator 2001, kishte shkruar për një artikull të publikuar nga mediumi koha për ish presidentin Ibrahim Rugova.

Ja teksti nga ditari i Akademik Rexhep Qosjes;

Gazeta Koha ditore shkruan për deklaratën që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, i paska dhënë gazetës italiane Padania, në të cilën i quan terroristë pjesëtarët e UÇK-së në Maqedoni, të cilët në asnjë mënyrë nuk duan t’i dorëzojnë armët dhe nuk do t’i dorëzojnë sepse “ata jetojnë prej atyre armëve”! Kjo deklaratë e Kryetarit të LDK-së për Ushtrinë Çlirimtare të Kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni është në pajtim të plotë me deklaratat e tij të përparme, në të cilat dënonte dhe fyente Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj çlirimtare! E vazhdon kryetari i LDK-së me të vjetrën duke pështyrë sa mundet e ku mundet tek ata që u flijuan për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni. Ç’t’i bësh! Ibrahim Rugova vazgdon të hedh pështymën e tij në sofrën në të cilën ha me bollëk, kurse votuesit tash pa menduar fare ia japin votën! Ia mbushin sofrën!

Përpos në italisht, mediumet maqedonase të kohës i kishin dhënë jehonë deklaratës së ish presidentit Rugova të vitit 2001.

“Unë e di logjikën bazë të atyre që tashmë e pushtuan UÇK-në. Është logjika e mercenarëve dhe oportunistëve, në të cilën nuk ka vlera të rëndësishme, por vullnet i verbër për të vepruar para ushtrisë si element”, kishte shkruar Rugova në një shkrim. në edicionin e katërt të gazetës italiane La Padania.

Poashtu, Ibrahim Rugova kishte shprehur solidaritetin me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov.

Është një shaka e vërtetë, sepse arsenali i vërtetë i rebelëve shqiptarë nuk mund të vidhet apo shkatërrohet kurrë. UÇK-ja përdor një strategji të kanaleve të shumta kur merr armë,” shtonte ai.

Teksti komplet: https://svet.sme.sk/c/106734/rugova-uck-chce-len-vojnu.html

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close