Lajme
Në listën e organizimit të bartjes së qytetarëve në emër të një OJQ, motra e deputetit Gorani
Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar kundërligjshëm bartjen dhe shtyrjen e njerëzve për ta votuar kandidatin e saj për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në balotazhin e zgjedhjeve lokale, të dielën.
Po ashtu, në Policinë e Kosovë janë dorëzuar edhe dëshmi të tjera për organizimin e bartjes së votuesve në Prishtinë nga Vetëvendosje.
Në listën e organizimit të bartjes së qytetarëve në emër të një OJQ’je, është edhe emri i motrës së një deputeti të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje.
Bëhet fjalë për Visare Gorani-Gashi, motra e deputetit Dukagjin Gorani. /Express/
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23804599-10154924595216479-1659853246-n_1511207605-8777900.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23782423-10154924595171479-769741120-n_1511207605-492939.jpg)