fbpx
Lajme

Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust) ka pagën 5 mijë e 213 euro

Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli mbetet zyrtari më i paguari në vend.

Ai vazhdon të marrë pagën mujore 15 herë më të lartë se paga mesatare në vend. Zalli pagë mujore merr 5 mijë e 213 euro ose 62 mijë e 567 euro në vit.

Pas Zallit, pagën më të lartë e ka Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, i cili merr pagë mujore 4 mijë e 451 euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) merr pagë mujore 4 mijë e 301 euro ose 51 mijë euro pagë vjetore, shkruan Gazeta Monitor.

Pas guvernatorit prin drejtori i menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) i cili fiton 3 mijë e 979 euro në muaj ose pagë vjetore 47 mijë e 749 euro.
Kryeshef i Postës së Kosovës, i cili merr pagë mujore 3 mijë euro..

Ndërkaq, krerët e shtetit të Kosovës kanë pagat më të ulëta krahasuar me udhëheqësit e këtyre agjencive dhe ndërmarrjeve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close