fbpx
Rozë

Ditë zie për Rihannën, humb një person shumë të dashur

Për këngëtaren e njohur Rihanna sot është një ditë zie.

Kjo për faktin pasi që ajo sot ka humbur një familjar shumë të dashur.

Rihanna përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, Rihanna ka bërë të ditur se ka vdekur kushëriri i saj.

Vdekja e kushëririt e ka mërzitur shumë këngëtaren e famshme. Ajo ende nuk mund ta beson se ka qenë hera e fundit që e ka mbajtur atë në krahë.

“U prehsh në paqe kushëri, nuk mund ta besoj që dje ishte nata e fundit që të mbajta në krahët e mi! Kurrë nuk mendova se ajo do të ishte hera e fundit kur do të ndjeja ngrohtësinë në trupin tënd! Do të dua përgjithmonë, njeri!”, ishte statusi që kishte lënë Riri.

Ndërkohë, Riri ka marrë ngushëllime të shumta nga fansat e saj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close