fbpx
Lajme

DOKUMENT| Prindërit i detyroi t’i blejnë librat, por Arbërie Nagavci i çon 75 mijë euro në pije, ushqim dhe deserte

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur një tender në vlerë të 75 mijë eurove për pije, ushqim e ëmbëlsira. Produktet do t’i servohen stafit të këtij institucioni nga bufeja që eksiton aty.

Arbërie Nagavci që drejton Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me vendimin që ka marrë së fundmi i ka detyruar të gjithë prindërit t’i blejnë vetë librat për fëmijët.

Ky vendim është marrë më arsyetimin se s’kanë arritur marrëveshje me çmime të volitshme me shtëpitë botuese.

Pretendimet e MASHTI-t janë që me këtë veprim do të kursehen disa para të shtetit. Mirëpo, paratë e shtetit duket se nuk po kursehen kur është në pyetje ushqimi, pijet dhe ëmbëlsirat.

Madje, për këtë çështje do të shpenzohen hiç më pak se 75 mijë euro.

“Shërbimet e hotelerisë – bufesë në objektin e MASHTI-t. Vlera e parashikuar e kontratës: 75,000.00 euro.  Në objektin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – Prishtinë. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 14.09.2023”, thuhet në njoftimin e shpallur, shkruan Demokracia.com.

E në dosjen e tenderit është treguar se çfarë pije të nxehta do të blihen.

“Kafe expresso copë 1. Kafe Double espresso copë 1. Kafe makiato e madhe copë 1. Kafe makiato e vogël copë 1. Latto Caffe copë 1. Nes – kafe me vanill copë 1. Nes – kafe klasik copë 1. Kafe Amerikane copë 1. Kafe Cappucino copë 1. Kafe Turke copë 1. Çaj – Filtër (të gjitha llojet) cope 1. Qumësht me çokollatë (bambi) copë 1”.

Pjesë e kësaj menuje do të jenë edhe lëngjet dhe pijet në kanaçe, shkruan Demokracia.com.

“Iced tea Pjeshkë, copë 1. Pije në kanaçe 330 ml. (coca cola, fanta, sprite, biter limon, tonik, shweps, çaj i ftohtë), copë 1. Lëngje frutash paketim qelqi 200 ml. (pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje, borovic, xhus) copë 1. Laqin pije 200 ml, (limon, sheg, vishnje, orangj, borovnic, rrush), copë 1”.

Po ashtu, me para të shtetit do të blihen edhe disa lloje të ndryshme të ujit.

“Ujë natyral 0.5 litër copë 1. Ujë i gazuar 0.5 litër copë 1. Ujë natyral (qelq) 0.25 litër copë 1. Ujë i gazuar (qelq) 0.25 litër copë 1. Ajran 180gr, Copë 1. Jogurt 180gr, copë 1. Jogurt me fruta 180gr, copë 1”.

Kurse tek ushqimi thuajse bëjnë pjesë të gjitha llojet dhe produktet, duke filluar nga kiflet e deri tek vasulja e gullashi. Po ashtu, ka edhe flija e pite.

“Kifle me çokollatë, gjem dhe gjalp 100gr. Kifle me arrë dhe maple sirup 100gr. Kifle daneze me rrush te that 100gr. Kifle me djath 100gr. Kifle me xhem 100gr. Crosant me fara 100gr. Crosant me çokollatë krem vanille 125gr. Rrollne me djath 100gr. Sallatë greke 1 porcion. Sallatë shope 1 porcion. Sallatë me mish pule 1 porcion. Sallatë me mish peshku tuna, 1 porcion. Burek me spinaq 200gr. Burek me djath 200gr. Burek me mish viqi 200gr. Leqenik me spinaq, Mantija me djath 200gr. Mantija me mish viqi, 200gr. Fli 200gr. Llokuma me djath, ajvar, xhem dhe lëng. Pogaçe me djath, ajvar, domate dhe lëng. Omlet me djath, dy vezë, domate, 1 percion. Omlet me pershut, dy vezë, domate, 1 percion. Omlet me perime, dy vez, spec, kepurdha, domate, 1 percion. Vez te fërgura me dy vez, djath, domate, tranguj dhe 1 jogurt, 1 percion. Supë-pule 250ml. Supë me perime 250ml. Supë peshku 250ml. Fasule 200gr.

Një vend në këtë menu i është lënë edhe biftekut e ramstekut, shkruan Demokracia.com.

“Biftek me mish viqi (mish viqi, pomfrit, perime te fergura si kungullesha, speca, patligjana, domate, sallatë e gjelber, tranguj), 250gr. Ramstek me mish viqi (mish viqi, pomfrit, perime te fergura si kungullesha, speca, patligjana, domate, sallatë e gjelber, tranguj), 250gr”.

Kurse, në fund nuk ka munguar as deserti me disa lloje të ndryshme të ëmbëlsirave, akulloreve dhe sallatave të frutave.

“Ëmbëlsir Trileqe. Ëmbëlsir Tiramisu. Ëmbëlsir Torte me 3 rena. Ëmbëlsir Torte e zezë. Ëmbëlsir me Arra me krem. Ëmbëlsir kek me Arra dhe sherbet. Ëmbëlsir Sheqer pare. Ëmbëlsir Ravani. Ëmbëlsir Bakllava. Ëmbëlsir Tespishte. Ëmbëlsir Tollumba. Akullore me kupza, çokollat, limon, lajthi, karramel, vanill, banane, 1 percion me 6 kupza. Akullore me kupza, çokollad, limon, lajthi, karramel, vanill, banane, ½ gjysm percion me 3 kupza. Sallatë me Fruta (molla, dardh, pjeshk, kojsi, kumull, banane, kivi, portokaj, rrush i bardh, rrush i zi, qershi, dredhëz, mjedra, borovnic, ananas, shalqin), 250gr. Frutat (molla, dardh, pjeshk, kojsi, kumull, banane, kivi, portokaj, rrush i bardh, rrush i zi, qershi, dredhëz, mjedra, borovnic, ananas, shalqin), 300gr”. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close