fbpx
Lajme

Rozeta Hajdari shkel prodhuesit vendor importon koncentratin për shpezë dhe kafshë nga Serbia

Kauza “ Duaje tënden” ka mbetur tash veç  një slogan populist i qeverisë Kurti për të ardhe në pushtet vitin e kaluar. Tani kjo kauzë nuk ju ka mbetur madje as ne letër. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari në Gusht të vitit të kaluar  pas një telefonate të bërë nga importuesit e mallrave serbe në Kosovë, edhe pse pas hetimeve të bëra në treg nga Departamenti i Tregtisë ishte vërtetuar se këto mallra në tregun e Kosovës shiten me çmim më të ulët sesa në tregun e Serbisë, mori vendim të pezullonte  masat Anti Damping të produkteve serbe. Justifikimi që zonja Hajdari iu ka dhënë prodhuesve vendorë në takimin zyrtar të thirrur nga ajo në 14 Shkurt të vitit 2023, pra 7 muaj pas  këtij pezullimi, ishte që nuk kishte patur informata të plota në këtë çështje. Masa Anti dumping në kuadër të implementimit të marrëveshjes se CEFTA, nenkuptonte që ti vendoste mallrave të importit një tarifë plotësuese për shkak të subvencionimit të marrë nga shteti i origjinës (lexo Sërbia) në mënyrë që të mbronte tregun dhe produktin e vendor. Më këtë u duk se Ministrja Rozeta Hajdari Deshion të analizonte më mirë tregun në mënyrë që të  mbronte prodhuesit vendor nga një konkurrence e pa ndershme nga tregu serb. Por pas hulumtimeve tona po del që ky vendim nuk u zbatua asnjëherë, dhe jo vetëm që nuk u zbatua, por se u bë pikërisht e kundërta.

Sipas vendimit të dates 29.03.2023 të lëshuar nga kjo Ministri, 1 vit pas pezullimit, bëhet ndërprerja faktike e masës mbrojtëse anti-damping mbi sektorin e prodhimit të Koncentratit për shpezë dhe kafshe

Pa Rrotlla ju sjell vendimin Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti i Tregtisë

VENDIM

  1. Ndërpritet masa mbrojtëse Antidamping mbi sektorin e prodhimit të koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia.
  1. Obligohet Dogana e Republikës së Kosovës që të zbatoj këtë vendim.

Ndersa ne arsyetimn e vendimit i neshkruar nga Minstere e tregtise dhe Industise Rozeta Hajdari thuhet se:

Pas pranimit të kërkesës së Shoqatës së Shpërndarëve të Kosovës e cila ka kërkuar që të shfuqizohet masa në fuqi, si dhe kërkesës së bërë nga ose në emër të industrisë vendore të Kosovës, kërkesë kjo për zgjerim të kodeve doganore në komplet kreun, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti i Tregtisë, në bashkëpunim me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, conform nenit 50 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 04L-240 Për Masat Antidamping dhe masat Kundërbalancuese, kanë shqyrtuar kërkesat, po ashtu ka zhvilluar disa takime me kompanitë

prodhuese, me Doganën e Kosovës, ASK dhe nga të dhënat të marra në teren nga prodhuesit, importuesit si dhe nga pikat shitëse, shihet se prodhimi vendor nuk i plotëson kushtin kryesor për mbrojtje me masën Antidamping pasi që kemi ndryshim të çmimeve të ushqimit të koncentruar për shpezë dhe kafshë në treg, ku produktet serbe në Kosovë që janë shqyrtim I kësaj mase janë më të shtrenjta si dhe sasia e prodhimit të këtij produkti është më e vogël se (5020) të prodhimit total të produktit të ngjashëm, pra prodhimi i këtij produkti nuk e ka plotësuar kushtin i cili parashihet në paragrafin 6 të nenit 28 të Ligjit Nr. 04L-240

Për Masat Antidamping dhe masat Kundërbalancuese, citoj:

 Do të konsiderohet se kërkesa është bërë nga ose në emër të industrisë vendore të Kosovës vetëm nëse është mbështetur nga: 0 6.1. ose Prodhuesit Kosovar prodhimi i të cilëve përbën baras ose më shumë se pesëdhjetë përqind (5024) të prodhimit total të produktit të ngjashëm, ose, 0. 6.2. nëse kundërshtimi i shprehur për aplikimin e prodhuesve të Kosovës është më pak se prodhimi i këtyre prodhuesve që e mbështesin kërkesën.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti i Tregtisë në konsultim me Komisionin për Vlerësimin e Masave Mbrojtëse në Importe, duke u bazuar në nenin 46 të Ligjit Nr. 047-240 Për Masat Antidamping dhe masat Kundërbalancuese, si dhe në bazë të analizës së të dhënave nga ky komision e cila u prezantua si analizë finale të dates 29.03.2023, rekomandon ndërprerjen e masës mbrojtëse anti-damping mbi sektorin e prodhimit të Koncentratit për shpezë dhe kafshë në bazë të dhënave të lartë cekura.

Duke u bazuar në nenin 46 të Ligjit Nr. 047L-240 për Masat Antidamping dhe Masat Kundër balancuese si dhe bazuar ne rekomandimin e lartcekur, Ministrja vendosi si në dispozitivin e këtij Vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur mund të paraqesë padi në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, në afat prej 30 dite nga dita e pranimit” shkruan vendimi i neshkruar nga Rozeta Hajdari .

Ky vendim i hap rrugë produkteve serbe të pushtojnë tregun e Kosovës, duke bërë që slogani “Duaje Tënden” të bjerë në ujë, sepse vendimet e Ministres po tregojnë që Kosova “Do të Sërbisë” dhe aspak të vetën. Prodhuesi vendor jo vetëm që nuk mbrohet, por po sulmohet haptaz me këto vendime, duke nxitur dhe ndihmuar Importuesit (lexo Tregtarët), të cilët janë edhe financues direkt të Partisë në Pushtet.

Ministrja Hajdari, për të disatën herë me vendimet e veta po tregon që është në mbështetje të politikave tregtare serbe, dhe aspak atyre të Republikës së Kosovës, duke hapur jo vetëm tregun, por duke ia falur të gjithë shtetin Serbisë duke i thënë: Bujrum, Serca Serbie është e jotja, e bëj çtë duash.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close