fbpx
Lajme

Dokument: Universiteti “Kadri Zeka”, nuk i ka plotësuar kushtet minimale për akreditim

Në Janar të 2019, Agjencia e Akreditimit e ka hequr akreditimin për programet: Drejtim Juridik i Përgjithshëm BA, Drejtimi i Edukimit me 2 programet (Fillor dhe Parafillor) BA dhe drejtimi E-Qeverisja MA.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” z. Bajram Kosumi, në vend se të merrej me problemet e brendshme dhe t’i korrigjojë gabimet për procesin e akreditimit, ai zgjodhi rrugën e protestës publike dhe konfrontimit publik verbal me Agjensionin e Akreditimit.

Sipas dokumenteve të cilat i ka siguruar redaksia Epilogu, mësohen saktësisht arsyet se pse u është hequr akreditimi programeve të mësipërme.

Përderisa drejtimi E-Qeverisja Master është kthyer, programet e tjera ende janë në fazën e ankimimit.

Ne tani do të tregojmë arsyet e sakta për largimin e programeve të Universitetit të Gjilanit nga Akreditimi;

1. Për programin e studimit Juridik i Përgjithshëm, 240 ECTS, bartës të këtij programi Universiteti “Kadri Zeka ka paraparë këtë staf; Teuta Agaj Avdiu, Fejzullah Berisha, Fejzullah Hasani, Urtak Hamiti.

1. Ky program ka 240 ECTS, dhe rrjedhimisht sipas nenit 26, pika 5.3.4 e Udhëzimit Administrativ për Akreditim, për këtë program të studimit Universiteti duhet të ketē të paktën katër staf akademik me gradën PHD, në marrëdhënie të rregullt të punës nga fusha e programit të studimeve. Për këtë arsye u konstatua se vetëm Fejzullah Berisha dhe Fejzullah Hasani i përkasim fushës së programit të studimeve Juridik i Përgjithshëm, ndërsa Teuta Agaj Avdiu është PHD në shkenca filologjike, ndërsa Urtak Hamiti i cili e kishte mundësuar kundërligjshëm akreditimin e Bankava dhe Financave në vitin 2017, është PHD në Histori/Marrëdhënie Ndërkombëtare.

2. Për programin e studimit Marketing, Universiteti “Kadri Zeka”, nuk ka prezantuar asnjë staf akademik në marrëdhënie të rregullt të punës.

3. Për programin e studimit parashkollor Universiteti ka paraparë këtë staf akademik; Januz Dërvodeli, Bashkim Dalipi, Ragmi Mustafa, Mensur Neziri.

3. Pas verifikimit të dokumentacionit u konstatua që vetëm Januz Dërvodeli dhe Mensur Neziri i përkasin fushës së programit të studimit, ndërsa Bashkim Dalipi është PHD në Fizikë, ndërsa Ragmi Mustafa në sistemet e informacionit dhe ekonomi.

4. Për programin e studimit Fillor, Universiteti ka paraparë këtë staf akademik; Bajram Kosumi, Shpresë Qamili, Nevrije Ismajli dhe Merxhan Avdyli.

4. Për këtë program të studimit u konstatua që vetëm Shpresë Qamili i plotëson kushtet ligjore për të qenë bartës i programit të studimeve. Ndërsa tre bartësit e tjerë janë nga fusha e filologjikut, e cila nuk është e njejtë me atë të edukimit.

Siç shihet më lart, Universiteti “Kadri Zeka”, sipas këtij dokumenti zyrtar nuk ka arritur t’i përmbush kushtet elementare për akreditimin – mbajtjen e këtyre programeve. Sipas gjitha gjasave, Universiteti ka menduar që anëtarët e Këshillit të Akreditimit do t’i mbyllin sytë si në vitin 2017, dhe do tua mundësojnë kundërligjshëm akreditimin. Më poshtë po ju sjellim dokumentacionin zyrtar. /epilogu/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close