fbpx
Lajme

Donika Gërvalla me 2017: Vetëvendosje bashkëpunon me miqtë e Putinit e Vuçiqit

Tashmë kandidatja për deputet nga radhët e listës së Vjosa Osmanit, listë kjo që ishte pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, para pak vitesh nuk mendonte që partia me të cilën ajo veç ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, është parti që bashkëpunon me miqtë e Putinit e Vuçiqit.

Ajo në një shkrim në Facebook, në vitin 2017-të, kishte bërë thirrje ndaj diasporës shqiptare që mos ta dëgjojnë VV-në, që asokohe u bënte thirrje që ta votojnë partinë “Die Linke”, apo siç e quante ajo partnerin e VV-së në Gjermani, shkruan Insajderi.

“Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke””, thuhej fillimisht në shkrimin e saj në Facebook.

Kjo, pasi që, sipas Gërvallës, ata janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar.

 “Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar. Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman”, kishte kërkuar Gërvalla katër vite më parë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close