“Dorëzohet” Albin Kurti ekzekuton pagat? Ibrahimi: Lajmin ma dha Ramiz Lladrovci
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ka informatë se pagat që u ndaluan nga Qeveria e Kosovës për grevistët në sektorin publik, janë ekzekutuar pasditen e së premtes dhe do të dalin në xhirollogari të hënën.
Këtë informatë, Ibrahimi thotë se e mori sit ë konfirmuar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Duke ardhur këtu më telefonoi zoti Lladrovci dhe më dha informatë për gëzim dhe më tha që në ora 15:00 Ministria e Financave i ka ekzekutuar pagesat. Kryetari Lladrovci ma dha si informatë të konfirmuar dhe kjo vjen pas një presioni të Asociacionit të Komunave. Bëhet fjalë për të gjithë punonjësit e sektorit publik në nivelin lokal”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV’së.
Ibrahimi ka thënë se konferenca e nesërme e thirrur nga Qeveria sigurisht se do të jetë për të njoftuar për ekzekutimin e këytre pagesave.
“Janë ekzekutuar pasdite që të mos dalin nëpër xhirollogari deri të hënën. Për nesër kanë thirrur konferencë dhe me siguri për ta dhënë këtë lajm”, ka thënë ai.