fbpx
Lajme

Si e mbrojti Krasniqi – Thaçin në takim më Ollbrajt: Thaçi është njëri nga themeluesit e parë të UÇK-së

Shumë është shkruar e diskutuar rreth marrëveshjes së Rambujesë. Fillimisht, para delegacionit kosovar ishte prezantuar drafti i parë i cili nuk e kishte as pikën për referendum (për Pavarësi) e as transformimin e UÇK-së. Pjesa tjetër e delegacionit e kishte mbështetur edhe draftin e parë, por lideri i delegacionit e kishte bllokuar atë. Hashim Thaçi nuk kishte pranuar ta nënshkruante marrëveshjen pa futjen e pikës për referendum dhe transformim të UÇK-së. Pas shumë përpjekjeve, këmbëngulësia e liderit të delegacionit korri sukses. Por as draftin e dytë të marrëveshjes nuk e kishte pranuar LPK e cila kishte dalur kundër Hashim Thaçit.

Jakup Krasniqi, në shkrimet e tij kishte treguar për një bisedë me Sekretaren Medlin Ollbrajt e cila ishte e zemëruar me Thaçin se përse nuk e kishte pranuar draftin e parë (pa pikën për referendum dhe pa transformimin e UÇK-së).

Po ju sjellim bisedën dhe rrëfimin e Jakup Krasniqit:

Delegacioni ynë kah fundi i Konferencës kishte nisur të çakordohej, ndoshta edhe për shkak të presioneve që ushtroheshin, sidomos në takimet individuale. Një presion i veçantë është ushtruar në kryetarin e delegacionit tonë, Hashim Thaçi. Nga takimi që kisha pasur me znj. Ollbrajt shihej se ishte mjaft e zemëruar me Thaçin. Duke parë këtë i them Sekretares së Shtetit se askush nga delegacioni ynë nuk është i obliguar dhe nuk ka përgjegjësi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sa Hashim Thaçi, i cili është njëri nga themeluesit e parë të saj. Nëse ai këmbëngul më shumë se ne për të ditur më shumë për ardhmërinë e saj, është përgjegjësia që ka ai për UÇK-në.

Jakup Krasniqi ka treguar se më vonë qëndrimi dhe mendimi i znj. Ollbrajt kishte qëndruar dhe ishte vazhdimisht miqësor me Hashim Thaçin.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close