Dua Lipa e bën horë Qeverinë Kurti para 80 milionë ndjekësve të saj| Nuk na dhanë leje
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka konfirmuar për mbi 80 milionë ndjekësit e saj në Instagram se “Sunny Hill” do të mbahet këtë vit në Tiranë.
Dua ka shpërndarë njoftimin e faqes zyrtare këtij festivali, duke thënë se autoritetet u vonuan që t’u sigurojnë licenca për vendndodhjen, përcjell Demokracia.com.
“Ne duam të informojmë të gjithë blerësit se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim”, thuhet tutje në njoftimin e Duas.
Njoftimi i plotë:
Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhje e ndryshme!
Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.
Ne duam të informojmë të gjithë blerësit se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)
Tiranë, ja ku po vijmë!./Demokracia.com/