fbpx
Lajme

E di që fëmija do i vdes sapo të lind, por kjo grua e mbanë atë për një qëllim të vetëm

Një nënë e guximshme e cila është shtatzënë me fëmijën që e di se do të vdes sapo të lind, do e mbajë fëmijën për t’i dhënë donacion organet e tij për fëmijët në nevojë.

Hayley Martin, 30 vjeçe nga Hull zbuloi në javën e saj të 20-të që fëmija i saj do të vdiste gjatë procesit të lindjes ose brenda disa minutave sapo të lindte.

Përderisa mjekët e sugjeruan atë që të ndërpres këtë shtatzëni në mënyrë që t’i shmanget traumës së lindjes, ajo ka vendosur të mbajë fëmijët deri në lindje.

Në këtë mënyrë organet e foshnjës së tyre vajzë, mund t’ju dhurohen të sapolindurve tjerë që kanë nevoje për transplantim.

Martini dhe burri i saj Scott, gjithashtu 30 vjeç, shpresojnë që fëmija i tyre të ju ndihmojë të paktën ndonjë fëmije tjetër.

“Fëmija ynë gjithsesi do të vdes, pra ne po përpiqemi që të shpëtojmë ndonjë jetë tjetër, në këtë mënyrë edhe do na lehtësonte dhimbjen”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close