fbpx
Lajme

NATO pas bastisjeve në 1999: UÇK s’kishte burgje dhe s’kemi gjetur prova që mban të burgosur serbë

Në korrik të vitit 1999, qyteti i Gjakovës dhe Deçanit ishin caqe të bastisjeve nga trupat e NATO-s. Në një aksion masiv, mbi 60 automjete, tankse dhe dy helikopterë sulmues të NATO-s, ishin nisur në orën 07:00 të mëngjesit për t’i kërkuar të ashtuquajturat burgje të UÇK-së.

Demokracia.com ka siguruar raportimin e mediumit danez Information.dk, i cili ishte një prej mediumeve që kishte raportuar pothuajse në baza ditore për luftën në Kosovë, ku më 12 korrik 1999, kishte dhënë detaje për operacionin e NATO-s në dy qytetet e Kosovës, konkretisht në Gjakovë e Deçan.

NATO nuk gjeti burg të UÇK-së“, ishte titulli i mediumit danez, ku përpos detajeve kishte dhënë edhe deklarimin e Attilio Andre, i cili ishte pjesë e KFOR-it në Kosovë.

NATO nuk gjeti asnjë provë se lëvizja rebele e Kosovës po mbante të burgosur serbë. NATO-ja dyshonte se njëri prej burgjeve ndodhej në lindje të qytetit të Deçanit dhe tjetri në jug të Gjakovës, në kufirin perëndimor të Kosovës. Operacioni ushtarak filloi në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale dhe përfshinte dy kompani të mekanizuara me 60 automjete, të cilat u përforcuan me tanke dhe dy helikopterë sulmues“, thuhej në artikullin e mediumit danez, përcjell Demokracia.com.

Këtë konstatim e kishte pohuar edhe Attilio Andre nga ushtria italiane, e cila është pjesë e forcës së KFOR-it në Kosovë. Po ashtu, i njëjti e kishte përgëzuar UÇK-në pas përfundimit të operacionit.

Ne nuk kemi gjetur dëshmi të burgjeve të drejtuara nga UÇK-ja”, kishte thënë Attilio Andre nga KFOR-i.

UÇK-ja bashkëpunoi mjaft mirë”, kishte shtuar ai pas përfundimit të operacionit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close