fbpx
Lajme

“SHIK-u e themeloi VV-në, përfolja e Konjufcës, Kunatit të Albulena Haxhiut e Dërgutit si pjesë e SHIK-ut”

Shumë gazetarë dhe politikanë në momente të caktuara kanë thënë se Shërbimi Informativ i Kosovës i njohur ndryshe si SHIK, e kishte themeluar Lëvizjen Vetëvendosje.

Për VV-në kam thënë shumë shpesh që është formuar nga vetë SHIK-u, PDK-ja e ka formuar, po i kanë dalë prej dorës”, kishte thënë Astrit Haraqija.

“Nuk ju akuzon ai [Kadri Veseli] se është themelues i juaji”, i kishte thënë deputeti i LDK’së z. Armend Zemaj – deputetes Albulena Haxhiu në seancën e vitit 2016.

“S’di a e dini ju që Glauk Konjufca ka qenë një vit pjesë e SHIK’ut. Ai ka qenë në këtë shërbim para se të ishte pjesë e VV’së. Ti vetë Glauk ke qenë pjesë e SHIK. Dil e trego haptas që ke punuar aty”, kishte thënë Dardan Molliqaj.

“Kur ka qenë Glauku në SHIK s’ka qenë në VV dhe unë s’e kam problem, por që s’e ka tregu se s’ka pas guximin me tregu. Mire është me kallxu një nja një që keni qenë në SHIK. Dua ta shoh edhe etikën edhe guximin edhe me pa a je gati me e pranu këtë gjë”.

Për këtë situatë kishte folur edhe Glauk Konjufca ““Prej të gjithëve në Kryesinë e VV’së, e kemi ditur se vetëm një anëtare ka qenë një kohë të shkurtër në SHIK. Ajo është Aida Dërguti, kolegia e Dardan Molliqajt. Ajo vete e ka pranuar, e më duket se e ka thëne edhe në media. Po të kisha qenë në SHIK, unë do ta pranoja”, kishte deklaruar Konjufca, në KTV. Poashtu ai kishte thënë se ka njerëz që kanë mundur të japin kontribut në SHIK në momentet e caktuara.

Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte thënë se ‘do të flasë në momentin e duhur’ lidhur me deklarimet se zyrtari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr Veseli.

Pas këtyre deklarimeve, edhe sot është paraqitur Komandant Malisheva, i cili njëherësh është kunati i Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu i cili pretendon se ishte pjesë e SHIK-ut.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close