fbpx
Lajme

E shumëpërfolura “Viva Fresh”, një nga donatoret e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

“Viva Fresh” është supermarketi më i përfolur i ditëve të fundit për shkak të mashtrimeve me çmime.

Ky supermarket u gjobit sot për mashtrime me çmimin e sheqerit, teksa emri i saj u lakua mbrëmë edhe për mashtrime të mëdha me çmimin e vajit, shkruan lajmi.net.

Madje sipas raportimeve “Viva Fresh-it” i janë gjetur edhe mijëra litra vaj të fshehura në depo, ani pse deklarohej se nuk ka sasi të mjaftueshme të këtij produkti.

Mirëpo, “Viva Fresh” ishte ndër donatoret kryesore të partisë në pushtet, VV, në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku ky subjekt fitoi me një shumicë prej mbi 50 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë arritur të zgjidhen deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.

Në dosjen e publikuar të KQZ-së, figuronin edhe emrat e donatorëve të cilët kanë dhënë para donacion për subjektet politike për zgjedhjet që u mbajtën në fillim të vitit 2021 në Kosovë.

Tek donacionet e qytetarëve dhe bizneseve të ndryshme për Lëvizjen Vetëvendosje, gjenden shumë biznese ku prin VIVA FRESH e cila ka dhuruar 5000 euro,

Në mesin e donatorëve ka edhe qytetar të cilët pas ardhjes në pushtet të vetëvendosjes janë avancuar në pozita të ndryshme. Po ashtu në lista gjendet edhe emri i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close