fbpx
Lajme

“Parulla e VV’së se 20 vjet s’është bërë asgjë, e ka shkaktuar këtë depresion”

Shkruan: Valon Syla

Përderisa, Ukraina lufton për vendin çdo pëllëmbë që ja shkatrrojnë çdo ditë rusët, kosovarët vetëm për 2 muajt e fundit saktësisht, 706 veta hoqën dorë nga shtetësia kosovare.Ky depresion është mbjellë nga diskursi politik i Albin Kurtit dhe VV’së, që njerëzit në diasporë, janë më patriotë se ata që punojnë e mundohen këtu në Kosovë.

Tash po i shohim pasojat, Ministra nga diaspora i emëruan në Diplomaci, në Mbrojtje, në Shëndetësi e tjerë… por njerëzit po ikin prapë. Dëshira e tyre është të bëhen diasporë, më shumë sesa kosovarë që mundohen për vendin e tyre. Flasin e se e mbajnë Kosovën sepse i shpenzojnë rreth 1.8 miliardë në vit, por harrojnë se kosovarët këtu i konsumojnë e i shpenzojnë, mbi 25 miliardë tjera, pa ata që jetojnë jashtë. Diagnozë e komplikume.

Parulla e VV’së se 20 vjet s’është bërë asgjë, e ka shkaktuar këtë depresion bashkë me faktorë të tjerë, edhe pse shqiptarët në histori kurrë s’ishin më mirë, më të pasur e me mirëqenie sikur sot. Ma mirë, s’po flas më shumë…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close