fbpx
Lajme

Edi Rama: Përparim Rama një djalë fantastik, është një mundësi e mirë për Prishtinën

Përparim Rama fiton simpatinë e Edi Ramës

Në Prishtinë duket se ka një politikan që tash po i pëlqen shumë Edi Ramës. Bëhet fjalë për Përparim Ramën.

Kryeministri shqiptar ka folur me simpati për kryetarin e Prishtinës, të cilin tha se e ka takuar për herë të parë vetëm para pak javësh.

Të shtunën në “Podcast” me karateistin kosovar, Alvin Karaqi i cili fitoi medalje ari në Lojërat Europiane “Krakow 2023”, Edi Rama e lavdëroi shumë Përparim Ramën, ndërsa tha se po sheh përmirësime në kryeqytetin e Kosovës.

“Megjithatë, unë mendoj që ka pasë përmirësime edhe qyteti. Është qytet urbanistikisht shumë i vështirë. Është shumë i ndërthurur si të themi, në një mënyrë që e bën të vështirë që ta lehtësosh, ta zhvillosh në një formë që të bashkërendojnë të gjitha nevojat, por mendoj që janë bërë gjëra pozitive”, tha Rama.

Rama, piktori dhe Rama, arkitekti, duket se patën një takim të mirë në koncertin e tenorit Ramë Lahaj në Ulqin më 30 qershor.

“Dhe pata mundësinë të ulem dhe të takohem me këtë që e kemi mbiemrin e përbashkët. Nuk e kisha taku më parë dhe u takuam në Ulqin kur shkova për të ndjekur koncertin e Ramë Lahajt. Dhe më bëri përshtypje të jashtëzakonshme. Një djalë fantastik, me shumë dëshirë, me shumë vullnet dhe mbi të gjitha shumë i përulur në sensin ‘humble’, respektues – se ne nuk e kemi këtë fjalën ‘humble’ tamam në shqipen tonë dhe ky është një problem – por domethënë i përulur në sensin modest. Modest jo fallco, por modest, megjithëse duket qartë se është një njeri jo vetëm me botë por edhe me dije të rëndësishme dhe them që është një mundësi e mirë për Prishtinën”, tha kryeministri shqiptar.

Ai tha se s’ka mundur të dalë dhe të shohë se çfarë është bërë në Prishtinë, por shtoi se ndien që “ka një gjë aty që po lëviz”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close