fbpx
Lajme

EKSKLUZIVE| Çfarë iu gjet dhe çfarë tha hajni i veturës së ministrit Liburn Aliu

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur dje në Prishtinë, ku është vjedhur vetura zyrtare e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se vetura e tipit Audi A3 me targa zyrtare 3Z-184-13 është identifikuar sot në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare me Shqipërinë, në “Qafë Morinë”.

“Vetura është ndalur në dalje të Qafë Morinës me dy palë targa 3Z-184-13 dhe 01-902-SH, ngjyrë e zezë ku targat 01-902-SH i kishte të vendosura në vendin e caktuar në automjet dhe sipas lejes së qarkullimit ishte pronë e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Mirëpo, personi i cili e ngiste nuk kishte dokument identifikimi dhe sipas tij ai është Bastri Sadriu i lindur më 14.05.1979, me adresë banimi në Obiliq. Personi kishte sjellje të dyshimta dhe gjatë bastisjes në xhepin e tij i është gjetur një kaçavidë. Në automjet nuk vërehej ndonjë dëmtim përveç që kishte rroba të shpërndara në bagazh ashtu dhe në ulëse të automjetit”, kanë thënë burime brenda pikës kufitare për Demokracia.com.

Po ashtu se dyshohet që brenda veturës janë gjetur dokumente e materiale të procedurave të prokurimit të ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas fletës së policës së sigurimit të veturës, policia kishte kontaktuar numri 044******, i cili kishte konfirmuar se automjeti i përket Ministrisë së Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

“Personi për momentin është i ndaluar nga policia shqiptare dhe rastin për hetim e kanë marrë ata pasi që ka të bëjë me kontrabandim me mjete motorike dhe personi i dyshuar gojarisht ka pranuar se automjetin në fjalë e ka vjedhur në Prishtinë dhe se ka hyrë në pikën kufitare në Qafë Morinë nga Shqipërisë”, kanë thënë këto burime brenda Policisë së Kosovës. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close