fbpx
Lajme

Dosja dhe përgjimet “Tepër Sekrete” të SHISH për vrasjen e Ali Ukës: Georgeviq dhe Selman Uka

Gazetari tashmë i ndjerë, Ali Uka ishte vrarë nga djali i axhës së tij, Selman Uka. Deri më tani ekzistojnë dy versione sa i përket ngjarjes; njëra që ishte nën ndikimin e alkoolit dhe pastaj e kreu vrasjen dhe tjetra që ishte me paramendim dhe i shtyrë nga UDB serbe për ta kryer krimin.

Gazetari Fitim Çeku, ka arritur të sigurojë dosjen e klasifikuar si “Tepër Sekret” dhe përgjimet e Shërbimit Informativ të Shqipërisë sa i përket vrasjes së gazetarit Ali Uka.

Si u infiltrua shërbimi sekret serb “UDB” në ambasadën serbe në Tiranë gjatë vitit 1997 e më vonë për të persekutuar Adem Jasharin, Hashim Thaçin dhe njerëzit e tjerë të UÇK-së. Po ashtu, në raport thuhet se Jugosllav Georgeviq ka vëzhguar UÇK-në.

Sipas gazetarit, përgjimi tregon me detaje se Ali Uka u vra nga kushëriri i tij me urdhër të Jugosllav Georgeviqit, inspektorit të Sigurimit të Shtetit Serb në Prishtinë, i cili kishte shkuar me mision diplomatik në Tiranë.

“Ne informacionin e dates 17.04.1998, dhene nga qytetari A.B del se Ali Uka gazetar i Rilindjes se Kosoves eshte vrare nga ana e Selman Ukes, i cili sipas tij ka qene i ngarkuar per kete nga UDB-ja. Po nga ky informacion del se nje dite para vrasjes se Ali Ukes, Bashkim Thaçi (shtetas nga Kosova) ka pare qe te takohen Jugosllav Georgoviç me gruan e Selman Ukes, Miliana Stioviç nga Mali i Zi, e cila banon ne Jugosllavi dhe vjen ne Shqiperi vetem ne momente te caktuara”, thuhet në dosjen për rastin e Ali Ukës.

`“S E K R E T” DOKUMENT

R E L A C I O N

MBI MATERIALET QE NDODHEN TE ARKIVUARA PER JUGOSLLAV GEORGEVIÇ

Nga studimi dosjes se subjektit informativ Jugosllav Georgeviç i cili eshte ndjekur nga ana jone me DSI, si punonjes i sherbimeve sekrete serbo-malazeze, rezulton se:

Jugosllav Georgeviç, ka lindur me 15.10.1958, ne Mala Krusa, i biri i Petar dhe Radmilas, eshte me shtetesi dhe kombesi jugosllave. Eshte i martuar me Biljana Georgeviç e lindur me 10.08.1958 ne Prizren, dhe kane dy femije (nje djale dhe nje vajze). Ka kryer arsimin e larte, shkollen e sigurimit, zoteron shume mire gjuhen shqipe. Ka ardhur ne vendin tone si diplomat prane Ambasades Jugosllave ne Tirane, i paisur me pasaporte diplomatike me nr. 000003854 dhe ka kryer detyren e Atasheut Kulturor. Ai eshte emeruar ne kete detyre me date 07.09.1997, duke zevendesuar Zhivko Seniq, i vertetuar si punonjes i sherbimeve sekrete serbo-malazeze (ku aktualisht punon ne Ministrine e Puneve te Brendshme ne Mal te Zi.). Ne Tirane ka banuar ne kete adrese: Rruga “Skenderbej” Pallati 4/1/3.

Sapo ka ardhur ne Tirane, prane ambasades Jugosllave me detyre legale Atashe Kulturor, dolen te dhenat e para qe benin fjale se Georgeviç ishte punonjes i sherbimeve sekrete serbo – malaeze dhe mbi bazen e ketyre te dhenave me daten 22.01.1998  eshte marre ne ndjekje  me fashikull verefikimi:

– Se pari qenia e tij inspektor i Sigurimit shteteror serb ne Prishtine, perpara se te vinte si diplomat ne Tirane, ku kjo konfirmohet sipas informacionit te dates 07.11.1997 ku nder te tjera thuhet: “Jugosllav Georgeviç ka ardhur nga Prishtina, eshte rritur ne ambjentet shqiptare, njeh mjaft mire gjuhen shqipe”. Informacioni i dates 16.12. 1997 konfirmon se: “J. Georgeviç eshte oficer i sigurimit shteteror serb, i cili ka punuar prane SDB-se ne Prishtine, (per nje kohe ka patur edhe kartoteken e ketij sekretariati) dhe ka qene koleg me burimin e informacionit (tregtar ne Tirane).

– Se dyti ne detyren e diplomatit ne Ambasaden jugosllave ka zevendesuar Zhivko Seniq, i vertetuar si punonjes i sherbimeve sekrete serbo – malazeze.

            Nga materialet operative te administruara rezulton se nje nga detyrat paresore te Jugosllav Georgeviçit eshte ndjekja nga afer e veprimtarise se shqiptareve te Kosoves qe ndodhen ne Shqiperi e veçanerisht te atyre qe jane te lidhur me UÇK-ne. Gjithashtu detyra e Atasheut Kulturor prane Ambasades Jugosllave ne Tirane, justifikon pjesmarrjen intensive te Jugosllav Georgeviçit ne aktivitetet e ndryshme te zhvilluara ne qytetin e Tiranes, si mitingje konferenca shtypi etj.

            Nga informacioni i dates 08.04.1998 thuhet se Jugosllav Georgeviç eshte nga Banja e Pejes, ka punuar si inspektor ne Sekretariatin e Puneve te Brendshme te Prishtines, SDB, ku ka patur si detyre zbulimin e aktivitetit te organizatave ilegale si UÇK-ja etj. Ne kete kuader ka nje aktivitet intensiv ne goditjen e ketyre organizatave. Ne muajin maj te vitit 1997 Gjykata e qarkut ka goditur 19 shqiptare, grupi ishte ndjekur dhe derguar ne gjyq nga Georgeviçi, i cili para se te goditej ky grup ka mundesi te kete qendruar ne Shqiperi me detyra zbulimi rreth 10 dite me emer dhe dokumente te falsifikuara. Ne Shqiperi, nga organizata qe ka goditur Jugosllav Georgoviç, kane ardhur Hashim Thaçi dhe Fatmir Thaçi te cilet jane strehuar tek banesa e Ali Ukes.

Nga informacioni i po kesaj date del se ai ka takuar me Denada Golemin me te cilen bisedon per rreth pese minuata. Po ne kete dite ka pritur ne shtepine e tij gruan e Xhevat Melos, e cila ka qene e shoqeruar nga djali i saj. Ne informacionin e dates 17.04.1998, dhene nga qytetari A.B del se Ali Uka gazetar i Rilindjes se Kosoves eshte vrare nga ana e Selman Ukes, i cili sipas tij ka qene i ngarkuar per kete nga UDB-ja. Po nga ky informacion del se nje dite para

vrasjes se Ali Ukes, Bashkim Thaçi (shtetas nga Kosova) ka pare qe te takohen Jugosllav Georgoviç me gruan e Selman Ukes, Miliana Stioviç nga Mali i Zi, e cila banon ne Jugosllavi dhe vjen ne Shqiperi vetem ne momente te caktuara.

Ne informacionin e dates 17.04.1998 qytetari B.S shprehet se kohet e fundit me pritjen e njerezve qe vijne per vize ne ambasaden Jugosllave merret Jugosllav Georgoviç, i cili njeh mjaft mire gjuhen shqipe dhe ka njohje me shqiptaret. Po nga ky qytetar informohemi se shtetesja Shpresa Tartari, qe eshte banore e pallatit prane kesaj ambasade takohet shpesh me personelin e kesaj ambasade.

Sipas raportit te MFF-se del se me daten 18.04.1998 Jugosllav Georgoviç eshte takuar me shtetasen Firdes Maqellara ne ambjentet e brendshme te ambasades.

Me daten 19.04.1998 Jugosllav Georgeviç dhe Millan Zhivkoviç jane takuar me shtetasin Veiz Karagjozi, nga Gjirokastra me banim ne lagjen Xhabiaj ne Shkoder dhe i kane dhene nje zarf. (ka mundesi per probleme pronesie)

Ndersa me daten 09.05.1998 Jugosllav Georgoviç eshte takuar me shtetaset Merita Dhimergjoka dhe Arlinda Arça, me te cilat ka biseduar per rreth 30 minuta, te cilat jane punonjese te Agjencise “Assosacion Press”, me adrese Rruga “Gjike Kuqali”, pall 2, shk.4, ap 4.

Nga informacioni i dates 11.07.1998 dhene nga dega e SHIK Elbasan, rezulton se bp “L-190” ka pare qe gruaja e Selman Ukes, Miliana, lidhje e Georgeviçit frekuenton shpesh lokalin “Kumanova”, me pronar Mendu Daiun, qe njihet si baze e UÇK-se. Ne informacionin e dates 08.06.1998 burimi F. Sh qe eshte nga Drenica, pjestare ne UÇK sqaron se kur ka qene ne Prishtine eshte kapur e keqtrajtuar se

bashku me dajen e saj Sherif Thaçi nga Fushe Kruja, nga dy oficere te UDB-se, ku njeri nga keta sillej shume keq sidomos me mua dhe kete person tani e kam pare ne Ambasaden Jugosllave ne Tirane, emri i te cilit eshte Jugosllav Georgeviç.

Ne informacionin e dates 08.07.1998 dhene nga qytetari A.B sqarohet se gruaja e Selman Ukes eshte shtetasja Miliana Stioviç, e cila eshte nga Mali i Zi dhe lidhje e ngushte e Jugosllav Georgoviçit.

Ne informacionin e dates 24.09.2998 rezulton se nga biseda e bere me mjekun patolog Edmond Gjermeni ky i fundit thote: “Nder diplomatet e tjere ne kliniken time kane ardhur edhe ata jugosllave e konkretisht, Millan Zhivko, Radosh Sakiç, Zhivko Sejniç dhe Jugosllav Georgeviç. Jugosllavi e njihte mjaft mire gjuhen shqipe, ne krahasim me te tjeret ishte mjaft i rezervuar ne biseda”.

Ne informacionin e dates 20.10.1998 dhene nga qytetari B.S, i cili ndermjet te tjerave informon se: “…para dy ditesh jam takuar me qytetarin Bashkim Thaçi, i cili eshte nga Drenica dhe banon me qera ne Tirane dhe nder te tjera me tha se Jugosllav Georgoviç ka ardhur ketu per te luftuar aktivisht popullin e Kosoves dhe veçanerisht pjestaret e UÇK-se. Mund te them vazhdon biseden Bashkimi se gazetarin Ali Uka vertet e vrau Selman Uka, por ai ishte i ngarkuar me detyra konkrete nga punonjesi i Ambasades Jugosllave ne Tirane, Jugosllav Georgeviç, i cili eshte kusheriri i pare i gruas se Selmanit te quajtur, Miliana Stioviç.

Informacioni i dates 18.05.1999, thekson se Jugosllav Georgoviç mban kontante te shpeshta me Zana Bihikun qe eshte kryeredaktore e gazetes “Demokracia”, organ qendror i PBDNJ-se. Ne nje rast Georgeviç i ka telefonuar Suzanes dhe i ka thene qe te mos behet asnje ndryshim ne kreun e shoqates “Moraça Rozafa”. Kjo e fundit kete mesazh ua ka transmetuar krereve te shoqates, duke theksuar qe te mos behet asnje ndryshim pa marre leje nga Beogradi.

Nga pergjimet telefonike del qe personat me te cilet komunikon Jugosllav Georgoviç jane: Skender Vinçani, Reshiti, Moni, Shpresa Tartari, Seit Fishta, Esat Ademi, Faruk Kalleshi, Kozeta dhe Anila, Millan Vaso, Greta Braçe, Zana Bihiku, Namik Hoti.

Me fillimin e bombardimeve te NATO-s nbi Serbi dhe nderprerjen e maredhenieve diplomatike, personeli i kesaj ambasade eshte larguar nga vendi yne dhe bashke me te edhe Jugosllav Georgoviç.

Shtetasi shqiptar L.Xh me date 20.08.2000 ka deklaruar: “…delegacionin e disa shqiptareve qe shkuan ne Beograd me rastin e Kongresit te Partise Socialiste te Serbise, e ka shoqeruar vazhdimisht ish diplomati i Ambasades Jugosllave ne Tirane Jugosllav Georgeviç… ky na priti ne kufi me Kosoven dhe gjate kalimit ne autostrade nxirrte nje dokument dhe policia nuk i merrte takse… dyshoj se ky ishte oficer i UDB-se. ky person na ka derguar ne hotelin “Nderkoninental”, njihte mjaft mire shqipen dhe ne nje rast eshte shprehur se gjate gjithe kohes qe kam qendruar ne Tirane me ka survejuar SHIK-u kemba – kembes”.

Me daten 03.05.2001 ne kuadrin e rivendosjes se maredhenieve diplomatike midis dy shteteve filloi aktiviteti i Ambasades Serbi & Mali i Zi ne Tirane. Ne perberjen e personelit te kesaj ambasade, ka ardhur edhe Jugosllav Georgeviç me detyren e Keshilltarit. Me ardhjen e tij ne vendin tone eshte treguar shume aktiv per rivendosjen e lidhjeve dhe kontakteve me shtetasit qe ka pasur lidhje me pare si dhe ne krijimin e lidhjeve te reja.

Me date 15.05.2001  Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me Sami Podgoricen, ku ky i fundit e pyet se mos ka ardhur Milutin Mitrovica. Por Jugosllavi i thote se nuk ka ardhur asnje nga ato te qe kane qene para dy vjetesh perveç tij, por ai eshte i mirepritur gjithmone. Sami Podgorica eshte me origjine malazeze, banon ne qytetin e Tiranes, eshte biznesmen, pronar i disko “Montenegro” ne Sauk. Evidentohet si lidhje e hershme e Stanimir Vukiçeviç, ka qene shofer me delegacionin e PBDNJ-se qe mori pjese ne Kongresin e Partise Socialiste Serbe ne Beograd.

Me date 26.05.2001, “…Jugosllav Georgoviç bisedon ne telefon me nje vajze qe quhet Ilda e cila punon ne zyren e informacionit ne gjuhen shqipe te Ambasades Iraniane. Ilden ai e ka njohur qe para dy vjetesh”. Ilda Sadiku ka mbaruar arsimin e larte per gazetari, mosha rreth 30 vjeç, njihet si femer e shkathet, banon ne Laprake, Tirane.

Me 16.05.2001 Millan Brajeviç bisedon ne telefon me Jugosllav Georgeviç dhe lene te takohen ne Tirane.

Me date 31.05.2001 Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me Greta Barçe (njohje e vjeter e tij), ku i thote asaj se po bejne perpjekje te gjejne nje ndertese per ambasaden. Greta Barçe eshte inxhiniere, e papune, ka qene e martuar me nje shqiptar nga Kosova, jeton ne Tirane.

Me date 08.06.2001 Georgeviç le  takim per kafe me nje person te quajtur Arjana tek Hotel “Rogner”. Mendohet qe ajo te jete Arjana Shutku, sekretare ne Ambasaden Maqedonase ne Tirane.

Me date 08.06.2001 Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me Millan Brajeviç, ne lidhje me nje vizite qe do te beje ne Shkoder Georgeviçi.

Me date 06.06.2001 ai bisedon ne telefon me Frrok Çupin mjaft perzemersisht dhe lene takim per kafe.

Ne Raportin Informativ te dates 12.06.2001 burimi konfidencial L. Xh eshte derguar me vije sjelljeje nga Dega e K/spiunazhit Tirane qe t’a konsumoje me Jugosllav Georgeviç. Takimi eshte bere tek hotel “Dajti” dhe per kete takim L. Xh informon: “… Une i thashe se dua te punoj me tregeti ilaçesh me Jugosllavine. Georgeviç u entuziazmua dhe m’u pergjigj se Serbia ka nje ekonomi shume te zhvilluar ne kete drejtim dhe me permendi dy firma shume te fuqishme, nje ne Serbi dhe nje ne Vojvodine te cilat kishin aksione te perbashketa me shtetin… ne vazhdim Georgoviç me propozoi qe te hapja nje zyre per koordinimin e shitjes se ilaçeve ne Shqiperi, me fabrikat atje…”.

Me daten 06.06.2001 Georgeviç eshte takuar me Miranda Hashanin, e cila eshte punonjese e Ambasades Maqedonase, dhe kane pire nje kafe ne lokalin “Karlsberg’, ku kane qendruar per rreth 2 ore.

Me date 14.06.2001 Jugosllav Georgeviç bisedon me Arben Braçin ne lidhje me nje vile qe ky i fundit disponon per t’ia dhene me qera Ambasades Jugosllave. Arben Barçi disponon vilen ne kete adrese: Rruga “Tefta Tashko”, nr. 63.

Me date 24.06.2001 Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me Enver Dajçin, i cili interesohet per disa dokumenta qe i ka dhene Stanimir Vukiçeviçit. Enver Dajçi banon ne pall 24, shk. 4, ap 3 ne kryqezimin e rrugeve “Myslym Shyri” dhe “21 Dhjetori”, mendohet te jete lidhje e personelit te Ambasades Jugosllave ne Tirane.

Jugosllav Georgeviç eshte takuar edhe me Zvjetllana Markun e cila interesohet per pensionin e babait te saj, Gjin Markut.

Me 11.06.2001 bisedon me Reshatin nga Shkodra te cilit i kerkon per t’i transportuar plaçkat me kamionin e tij. Reshat Hasan Duraj eshte nga Shkodra lidhje e personelit te ambasades jugosllave.

Me 13.06.2001 Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me Natasha Panjkoviç, biseda eshte konfidenciale, po ne kete dite ai telefonon familjen e Reshatit ne shkoder ku bisedon me te bijen pasi Reshati nuk ndodhet aty.

Me date 11.07.2001 Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me Arjana Shutkun, e cila e prezanton me nje tjeter punonjese te Ambasades Maqedonase e quajtur Xhuli. Ne fund te bisedes Georgeviç e fton per kafe.

Me date 09.09.2001 bisedon ne telefon me Reshat Duron te cilit i thote qe te vije me kamionin e tij per te transportuar paisjet e Ambasades.

Me 07.09.2001 Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me Artan Dervishin, drejtor i nje agjencie imobilare ne Tirane. Ai kerkon te marre dy apartamente me qera.

Po ne kete date Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me nje piktor nga Berati i quajtur Kastriot Dervishi i cili e fton ne promovimin e ekspozites se nje piktori serb te quajtur Athanaskoviç.

Me date 11.10.2001 del qe Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me Artan Simakun i cili kerkon qe te bisedoje me Ambasadorin.

Me date 21.11.2001 Arben Ternova e fton Jugosllav Georgoviçin per kafe, por meqenese ky i fundit ishte i zene lene qe te takohen tek ambasada. Arben Ternova eshte i biri i Zenelit, i vitlindjes 1960, lindur ne Peshkopi e banues ne Tirane, rruga “Hoxha Tasim” pall 263, shk 1, ap 20, me arsim te mesem, i punesuar ne redaksine e gazetes “Zeri i Populli”, merret me shperndarjen e saj.

Me date 22.11.2001 Jugosllav Georgoviç merr ne telefon Frrok Çupin dhe e lene per t’u takuar te nesermen tek ambasada.

Nga Raporti Informativ i dates 10.01.2002 informohemi se Jugosllav Georgeviç frekuenton shpesh hotel “Kalifornia” ku edhe ka qendruar me pare se te stabilizohej me shtepi, ka nje djale rreth 12 vjeç i cili aktivizohet me ekipin e moshave tek “Dinamo”.

Gjithashtu nder lokalet qe frekuentohet me shpesh nga Jugosllav Georgeviç eshte edhe “Internacionali”

Nga Raporti Informativ i dates 21.01.2002 nga nje burim njoftohemi se Jugosllav Georgeviç gjate kohes qe nuk kishte te shoqen ne Tirane, eshte shoqeruar dhe ka futur ne apartamentin e tij ne godinen nr.4 nje femer bjonde, e cila nga verifikimet rezultoi te ishte Ilda Sadiku, sekretare ne ambasaden Iraniane.

Me date 31.07.2002, Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me nje shtetase qe quhet Xhorxhia e cila posedon foto “Skenderbeun”

Me 13 .08.2002 del qe Petro Konomi telefonon ne Ambasade dhe kerkon per t’u takuar me Jugosllav Georgoviçin.

Me date 10.02.2003 Jugosllav Georgeviç bisedon ne telefon me Zenel Çelikun per probleme biznesi. Zenel Çeliku eshte drejtori i agjencise se shtypit TIR – FAX.

Me date 28.02.2003 ne biseden qe zhvillohet ndermjet Zenel Çelikut dhe Jugosllav Georgeviçit, Zeneli i ankohet atij per dy vajza qe punojne si gazetare ne agjencine e tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close