fbpx
Lajme

EKSLUZIVE: Ftohet edhe Kryetari i PDK-së në Klinë nga Gjykata Speciale

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se sipas informacioneve që kanë si OVL, Gjykata Speciale e ka ftuar edhe Sokol Bashotën dhe një grup të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga Prizreni.

Ai ka thënë se nuk kanë informacione rreth emrave të grupit të Prizrenit.

“Është ftuar Bislim Zyrapi, Dhe sipas informacioneve që i kemi është ftuar Sokol Bashota. Edhe një grup i Prizrenit, emrat nuk i dijm ende”, ka thënë Gucati për Gazetën Express.

Presidenti Thaçi përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se Gjykata Speciale ka ftuar edhe këshilltarin e tij, Bislim Zyrapi.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka shkruar Thaçi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close