Elvisi dhe Halili, dy figurat qendrore të humanizmit, që po duartrokiten nga të gjithë
I madh e i vogël i kanë dalur në përkrahje Halil Kastratit, hoxhës nga Prizreni i cili po i ndihmon të varfërit. Me gjithë transparencën që po e bën ai me shoqatën e tij, dikujt nuk po i pëlqen.
Ata që nuk po i pëlqejnë veprimet e Kastratit janë pikërisht figura që ditë e natë kërkojnë transparencë nga politikanët, por kur dikush po e bën atë atyre po iu pengon, shkruan Gazeta NewBorn.
Të paktën ata kështu kanë deshmuar vetë me anë të postimeve në Facebook.
Por, megjithatë Halil Kastrati tashmë ka marr mbështetje të madhe.
Është edhe hoxhë Elvis Naci i ai i cili ka thurur vargje lavdërimi për Kastratin, duke e përgëzuaer për punën që po bën.
Ja postimi i tij:
Nje sugjerim per ata qe flasin per Halil Kastratin:
1. Halil Kastrati ne veçanti dhe cdo Shqiptar qe ben mire duhet te meritoje respektin e te gjitheve!
2. Forma se si mendon Halil Kastrati ta pasqyroje bamiresine e tij eshte e drejte e tije dhe askush nuk mund ti imponoje dicka tjeter!
3. Me rendesi eshte te bejme gjera te mira dhe ne formen qe mendojme se eshte me e mira, por te ofendojme dhe perçmojme nje njeri qe po ben kaq shume te mira nuk i sherbejme as Shqiptareve dhe as Shqiptarise!