fbpx
Rozë

Emeli Sande ndez sheshin “Skënderbej” pas këtij gjesti!

Momenti që emocionoi me mijëra të pranishëm dje në Sheshin “Skënderbej” ishte kur këngëtarja me famë botërore, Emili Sande bëri shqiponjën dy krenare, simbolin që përfaqëson tashmë shqiptarët anembanë botës.

Natyrisht, në një ditë kaq të rëndësishme për shqiptarët siç është festa e çlirimit edhe këngëtarja me origjinë skoceze duket se është ndjerë po aq shqiptare sa edhe të gjithë ata që kishin mbushur sheshin për të ndjekur koncertin e saj.

Por ajo zbuloi edhe një sekret për fansat e saj të shumtë, duke rrëfyer se cili kishte qenë personi që ia mësoi.  “Kisha kënaqësinë të takoja kryetarin tuaj të bashkisë këtë mbrëmje dhe më mësoi ketë (bën shenjën e shqiponjës)”, tha Emili Sande.

Qytetarët e Tiranës, por edhe ata që kishin ardhur nga rrethet për të kaluar Natën e Bardhë në Tiranë, patën mundësi mbrëmë që të ndjekin nga afër një nga zërat më të mirë të momentit, këngëtaren britanike, Emeli Sande. “Clown”, “My kind of love”, “Hurts”, “Read all about it” ishin disa nga magjitë e Emeli Sande që ndezën Sheshin Skënderbej.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close