fbpx
Lajme

KQZ NGUSHTON REZULTATIN MES AHMETIT DHE ABRASHIT NË PRISHTINË

KQZ ka ngushtuar rezultatin e votave mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit, në garën për kreun e Komunës së Prishtinës.

Pas numërimit të të gjitha votave, pa përfshirë ato me kusht, diferenca mes Ahmetit dhe Abrashit ishte rreth 300 vota më shumë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, pas rishikimit të të dhënave në dy vendvotime të Komunës së Prishtinës, KQZ ka korigjuar rezultatin, duke ngushtuar diferencën mes Ahmetit dhe Abrashit. Diferenca aktuale mes dy kandidatëve, siç është shënuar në faqen zyrtare të KQZ-së, është 247 vota në të mirë të Ahmetit.

Në Vendvotimin 1921X/01R dhe në Vendvotimin 1921X/02R në komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preleminare janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i Rezultateve Preleminare.

Në vendvotimin 1921X/01R Lëvizjes Vetëvendosje i janë shënuar 152 vota, gjashtë më pak se sa kanë dalë nga formulari i përputhjes së rezultateve.

Diferencë e madhe vërehet në vendvotimin 1921X/02R, ku në rezultatin e publikuar nga KQZ nuk ishin numëruar saktë 71 vota të Arban Abrashit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close