fbpx
Lajme

Fadil Kajtazi: Gjejeni kush është? Rugovën e spiunoi tek sigurimi dikush nga akademia kosovare

Shkruan: Fadil Kajtazi

Dosja Ibrahim Rugova

Për rrethanat dhe kohën, kjo “Dosje e ndjekjes” është normale, sipas protokollit që bëhej për shtetasit e huaj që vizitonin Shqipërinë.

Në këtë rast me rëndësi është “propozuesi” që i ka bërë SGURIMIT propozimin për “vigjilencë ndaj Ibrahim Rugovës”. Sigurisht që ky është “bashkëpunëtori” – spiuni i sigurimit nga rrethet akademike kosovare.

Si rregull, pseudonimi i tij duhet të jetë në dosje, e i cili deshifrohet nga “Regjistri i bashkëpunëtorëve”.

Gjejeni kush është?

Sigurimi i Shtetit Shqiptar në periudhën e komunizmit përgjonte këdo. Në Arkivin e Sigurimit të Shtetit, është gjetur edhe dosja  e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Gazetari Blendi Fevziu, ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, shprehet se Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar edhe ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugovën, edhe pse ky i fundit deri në atë kohë kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri.

“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej. Kjo është një nga shembujt tipike si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84, dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close