fbpx
Lajme

Dokumentet serbe: Në vitin 1993 Thaçi me pushkë automatike, revole dhe bomba dore priti 1 orë për ta sulmuar milicinë serbe

Në aktakuzën specifike për Hashim Thaçin, Besim Ramën dhe Jakup Nurën, thuhet se këta të tre në natën ndërmjet 13 dhe 14 majit të vitit 1993 janë takuar në shtëpinë e Nurës në fshatin Prellovc.

“Sipas marrëveshjes paraprake, i akuzuari Besim Rama dhe Jakup Nura janë takuar në shtëpinë e Nurës, ku janë marrë vesh dhe janë përgatitur që atë natë të kryejnë aksion terrorist në pajtim me të akuzuarin Hashim Thaçi”, thuhet në aktakuzë.

“Më pas me veturën e të akuzuarit Jakup Nura të tipit ‘Opel Manta’ kanë shkuar në Drenas, ndërsa veturën e ngiste Avni Nura, i cili me të njëjtën veturë është kthyer në Prellovc, ndërsa të akuzuarit Besimi dhe Jakupi janë takuar me të akuzuarin Hashim në afërsi të kalimit hekurudhor në hyrje të Drenasit dhe të armatosur: Të akuzuarit Besimi dhe Hashimi ishin të armatosur me pushkë automatike, revole dhe bomba dore, kurse i akuzuari tjetër, Jakupi, kishte pushkë automatike, revole dhe bomba dore. Ata vendosën pritë në afërsi të kalimit hekurudhor, ku veturat detyroheshin të ngadalësonin dhe kështu të përgatitur prisnin me qëllim që në momentin e kalimit të veturave të MUP-it në të njëjtat të hapnin zjarr nga pushkë automatike dhe t’i privonin nga jeta personat në vetura. Deri të kjo nuk erdhi, pasi që në periudhën kohore prej 1 ore sa pritën nuk kaloi asnjë veturë e policisë, ku më pas u tërhoqën. Hashim Thaçi shkoi në shtëpinë e tij, kurse Besimi dhe Jakupi shkuan në fshatin Prellovc në shtëpinë e të akuzuarit, Jakup Nurës”, thuhet në aktakuzë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close