fbpx
Lajme

Kadri Veseli: Fadil Nura është intelektual i ndershëm, fshati i tij ishte baza kryesore e njesiteve të para të UÇK-së

Ish Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës kishte vlerësuar lart kontributin e deputetit të PDK-së nga Komuna e Skënderajt z. Fadil Nura. Ai në vitin 2019 në një tubim në Skënderaj, kishte thënë se Fadil Nura është intelektual i ndershëm dhe i suksesshëm. Ai kishte treguar se nga viti 1991, 1992 e 1993 kishte vizituar familjen Nura bashkë më vëllaun e Fadilit z. Adem Nura. Ai më tutje theksoi se edhe Komandanti legjendar Adem Jashari ishte bashkë me të në familjen Nura.

Familja Nura është një nga familjet më emblematike në Drenicë dhe Kosovë, sepse djemtë e saj ishin ndër themeluesit kryesor dhe aksionistët e parë të UÇK-së, përfshirë; Jakup Nurën, Adem Nurën e të tjerë.

Fadil Nura është Kandidat i PDK-së për Komunën e Skënderajt, pas tërheqjës së Kryetarit të PDK-së z. Sami Lushtaku. Kryetari i PDK-së z. Lushtaku është duke e mbështetur maksimalisht kandidaturën e z. Fadil Nura.

VIDEO: https://www.facebook.com/watch?ref=search&v=2772346156413496&external_log_id=8cf8116d-d28e-4acd-9de1-101e8a79003e&q=fadil%20nura%20kadri%20veseli

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close