fbpx
Lajme

Fatos Klosi: FARK-u kishte një ushtri me oficerë, por pa ushtarë

Një nga akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Hagës për kupolën e UÇK-së është për vrasjet politike mes veti. I ftuar në studion e “ABC”-së përballë gazetarit Endri Xhafo për të diskutuar për këtë çështje ishte ish-shefi i SHIK-ut në periudhën e luftës, Fatos Klosi. I pyetur nëse ka pasur tensione mes dy grupimeve të armatosura mes FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) dhe UÇK-së, Klosi e mohoi kategorikisht.

JO! Unë e di që kanë bashkëpunuar. FARK-u ishte më i pasur me para. FARK-u i ka dhënë lekë UÇK-së dhe ata e kanë pranuar, që kanë marrë para. Nuk kishte arsye për përplasje. FARK-u kishte një ushtri me oficerë, por pa ushtarë” tha ai.

Ish-shefi i SHIK-ut u shpreh se FARK-u më shumë probleme i hapi Shqipërisë. “FARK-u më shumë na krijonte probleme ne, se dilnin hapur në Tiranë, Durrës dhe Kavajë se kishin tre qendra, dhe donin të demonstronin se “jemi edhe ne”. Ishin të veshur me uniformat e UÇK-së, se ata nuk kishin uniformë të tyre dhe shpesh ngatërroheshin me UÇK. Ekspozoheshin shumë dhe kjo nuk na pëlqente. FARK-u ishte vetëm jashtë Kosovës, kurse UÇK lindi në Kosovë dhe ishte edhe jashtë saj” tha ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close