Fisnik Ismaili: Hala s’kam dhanë dorëheqje prej Vetëvendosjes, a?
Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, si duket i ka mbetur merak dorëheqja nga kjo Lëvizje.
Në valën e dorëheqjeve të fundit, Ismaili kishte dalë me një postim, ku kishte thënë shumë gjëra për grupin e Albin Kurtit, por nuk kishte dhënë dorëheqje, ashtu si shumë shokë të tij.
Si duket, kjo punë i ka mbetur merak atij.
Kjo pasi që, në një postim të nisur për shaka nga një përdorues Facebook-u, ai kishte komentuar “Kadal… A s’kam dhanë hala, a?”, për dorëheqjen e tij.
Në postim shkruhej “Personi që e bëni tag ta ka borxh me dhon’ dorëheqje prej VV-së”, në frymën e postimeve të shumta të kësaj forme që i kanë sjellë faqeve në Facebook komente të shumta.
Një person ia kishte bërë tag Fisnikut dhe ky i fundit e kishte shkruar këtë koment.