fbpx
Lajme

Hajdinaj nga Shqipëria: Nasimi rrinte tek mortajat, aty u plagos, e nisi pushkën i pari

Arben Hajdinaj është një burrë nga Shqipëria i cili bashkë me familjen e tij kanë kontribuar shumë në strehim, organizim por edhe në bashkëkryerje të aksioneve të UÇK-së. Arben Hajdinaj kishte marrë pjesë në një aksion të vitit 1998 bashkë me Nasim Haradinajn e aksionin e kishte ideuar nëna e tij Feride Hajdinaj. Ai ka treguar për Epilogun se si krisi pushka e parë në Koshare, e cila pushkë ishte sulm dezorientues, për të cilën rolin kryesor e kishte Nasim Haradinaj. Këtë e kishte pranuar edhe Nasim Haradinaj dhe Naser Vllasi i cili udhëhoqi njësinë Cobra në Koshare.

Ja tregimi i tij i plotë:

SI E MORA vesh se po sylmohet Karakolli serb në Koshare. Unë atë ditë isha në Bajram Curr dhe babi Sadik dhe nana Feride ishin në Padesh. Në mëngjes vjen djali i axhës Guximi dhe më thotë që ka fillue sulmi në Koshare. Ai ishte polic ushtarak e po më thotë po takohemi te Brigada e po dalim në Padesh. Unë ekisha në xhip të vjetë r me zore dheza, dhe kur shkova te Brigada ai kishte ikur me veturë Shevrolet të ushtrisë, kishte dhanë urdhër Rexhep Kortoci që te nisem shpejt dhe nisna me xhip dhe i nza te tokat e reja. Aty e la xhipin tem e hypi në shevrolet, aty ishin Guximi, Rexhep Kortoci dhe shoferi. Mjeti ishte me tre vende po ishte me karoceri dhe hypa sipër dhe u nisëm. Ishte baltë e madhe e paparë, por mjeti ishte shumë i fortë e kur dalim në kryje të tokave, e vërejë Nasim Haradinaj me djemt e Shqipërisë që kishin sulmue Karakollin e Qafës Morinë dhe ishin nisë për Padesh dhe hypin në mjetin tonë e nisemi për Padesh.

Duke hec, Nasimi po më tregon se i kishte thanë Agim Ramadani ta dhezte t’i pushkën e parë në sulmin e 9 prillit. Kur dolëm në Boticë, aty i ngrehëm mortajat me urdhër të Nasimit dhe filluam ta godasim Karakollin e Qafës Morinë me mortaja.

Aty ka ndejtë prapë Nasimi me djemt e Shqipërisë. Aty është plagosë pak Nasimi nga një pjesë e predhës që na gjujshin forcat serbe. Nasimi rrinte tek mortajat me shokë e vazhdon luftimet kurse ne nisemi për në front në Koshare. Aty ndahem me Guximin e me Rexhepin se ata kishin me transportue predha për në front të Koshares. Unë nisem rrugës së këmbësorëve sepse ishte më shkurt per me arritë te fronti i luftës. Eci 100 metra aty ishte ni bunker i madh që ishte ndertuar dikur nga ushtria shqiptare. Aty takona me Rrustem Berishën dhe disa ushtarë dhe u përshëndetëm dhe i thash se jam djali i Sadikit kam ardhë për me marrë pjesë në front në Koshare dhe më shtrëngoi dorën e më tha te lumtë, e unë vazhdova për në front. Kjo është e verteta për atë se kush e nisi pushkën i pari me 9 prill. Pra është Nasim Haradinaj me djemt e Shqipërisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close