fbpx
Lajme

“Isa Mustafa shprehu gatishmëri të shkoi me veturë në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së”

Deputeti Behgjet Pacolli ka folur për vizitën e bërë në Hagë ku për momentin janë 4 ish-krerët e UÇK-së.

Ai tregoi në “Zona Zero” të Top News për bisedat që pati me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Poashtu, Behgjet Pacolli ka treguar se Isa Mustafa është shprehur i gatshëm t’i vizitojë ata në Hagë.

“Unë e kam ftuar edhe z. Isa Mustafa. Ju e dini se zoti Isa Mustafa ka një hendikep, unë e kam kuptuar dhe unë jam bindur se ai nuk ka mundur të udhëtojë me aeroplan, për shkak të lartësisë dhe presionit dhe rekomandimi të mjekëve. Por, ai është përgjigjur pro në letrën time dhe më ka thënë se “Behgjet unë e kam ndërmend të shkoj në Hagë, në këtë moment e kam të pamundur, por unë do të shkoj me makinë me djemt e mi në një ditë të caktuar, bile bile ai më ka thënë se unë i kam disa kontrolla në Gjermani dhe do ta shfrytëzojë atë që të shkoj në Hagë”

Ndonjë bisedë me 4 ish-krerët e UÇK-së?

Një vizitë 6 orë brenda. Kishim kohë boll për të biseduar. U ndamë në dy dhoma, po dyert ishin të hapura. Patëm një bisedë të hapur, nuk kishte përgjim, që të rrinte dikush aty e të na bënte ne të kufizoheshim në bisedën tonë. U takuam në fillim me Veselin, Thaçin, e më pas me Krasniqin e Selimin. E pashë që morali është aty, por dhe dëshira për të vënë drejtësinë ishte aty. Aty akuzohen si grup kriminal, por jo pikërisht këta me emër me mbiemër.

Deri tani nuk ka përgjegjësi individuale, nuk kemi dëgjuar. Më dhimbset z.Krasniqi se është i moshuar, e përjeton keq këtë, dhe unë e pyeta: Po shkruani libra? Tërë kohën tha jam duke ia dedikuar kësaj çështje. U preka kur kupton se njeriut i mbetet vetëm të shkruajë. Kurse Thaçin e pashë pak të lodhur, por moralisht mirë.

Ndoshta prej sportit që bëjnë, por ashtu m’u duk. Ndërsa Veseli dhe Selimi ishin shumë mirë. Rexhepi kishte rënë disa kilogramë duke bërë sport, dhe ushqimin e kanë të kontrolluar. Asgjë nuk është konfirmuar për akuzat që i janë drejtuar atyre. Derisa të dëshmohet që kanë bërë një faj, atëherë janë të pafajshëm. Ata po paguajnë çmimin e lirisë tonë. E shtetit tonë. Për Kosovën e lirë.

A është ky çmimi i fundit që duhet të paguajnë shqiptarët për këtë?

Shpresoj të jetë e fundit. Por duhet ditur që dhe prokurorët gjenden në një pyll ku nuk duket rrugëdalja, janë të stërmbytur me dokumenta. Thuhet se ka 400 mijë dokumente e dëshmitarë të pakuptimtë për akte. Kur të mbyllet kjo çështje, do ishte gjëja më e mirë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close