fbpx
Lajme

Gani Geci tregon se si e kreu një sulm të armatosur ku mbeti i vrarë një milic serb

Gani Geci / Lufta pa maska (libri i tij)

1992,. Në këtë aksion kam marrë pjesë unë me Xhevahir dhe Agim Gecin. Veprimi ushtarak është bërë në qendër të Skënderajt, midis dy shkollave. Aty gjenden edhe sot gjurmët e plumbave në një shtyllë metalike të rrethojës së shkollës. Me urdhër të Adem Jasharit, aksioni është kryer rreth orës 01.15 të natës. Gjatë asaj kohe policia kriminele bënte në mbrëmje stërvitje, në brekë duke vrapuar. E ndjenin veten shumë të sigurtë, sikur të ishin diku në qendër të Beogradit apo mes pyjeve me thi të Shumadies! Ademi urdhëroi Njësitin e Llaushës që shkieve t’u jepej një mësim i mirë, aq sa për ta kuptuar se ndodheshin në tokë të tjetërkujt. 

 Ne e kryem këtë aksion me sukses, gjatë së cilit vritet një polic dhe plagosen dy të tjerë.  Pas përfundimit të aksionit, u takuam në oborrin e shkollës, ia dhamë dorën njëri-tjetrit dhe morëm rrugën për në Llaushë nga ana e Lumit të Hanit, me qëllim të shlyerjes së gjurmëve tona. Ecëm lumit përpjetë, deri në anën tjetër të fshatit, duke kaluar më pas nëpër lumin e Zhevarit dhe u kthyem në Llaushë. Këta janë dy lumenjë të vegjel të fshatit tonë që bashkohen me lumin Klina. Fadilin, vëllain tim, e njoftova që të mos dilte në Skënderaj, sepse «dikush» e kishte vrarë policin serb.

Fadili këtë gjë ia kishte treguar Bacit Lilë, i cili kishte mbetur në mes dy rrugëve: në rast se ne mbylleshim në shtëpinë tonë, policia do të dyshonte dhe do të ndërmerrte ndonjë veprim ndaj nesh, sepse ne kishim lokalet tregtare në qendër të Skënderajt, dhe po të ishin të mbyllura lokalet, i gjithë dyshimi për vrasjen e plagosjen e policëve serbë do të binte mbi ne vëllezërit. Baci Lilë mori vendimin të dilte në qytet dhe i kishte thënë Fadilit se, në rast se do të më arrestojnë unë nuk do të pranoj asgjë. Po që se ju arrestojnë juve, ata mund t’ju gënjejnë se unë kam pranuar, por pa më ballafaquar me ju mos pranoni asgjë. Me të parë Bacin Lilë, policia serbe e kishte arrestuar menjëherë, dhe e dërguan në postën e policisë. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close