fbpx
Lajme

Edhe te shqiptari më i ligë do të zgjojë një indinjatë, Mavraj flet për dosjet serbe në Hagë

Frontal: A ishin lodhur?

Mavraj: Jo nuk ishin lodhur. Ata e dinë ku janë dhe e kanë përshtatur sistemin e tyre që i përballon 50 vjet burg, së paku. Atë përshtypje e kam krijuar. Janë shumë mirë në gjendje psiko-fizike. Ata e kanë programin shumë të mirë që ia kanë përshtatur vetes, dikush me sport, dikush me lexim, poezi e pikturë…

Frontal: Pak më shumë?

Mavraj: Pak më shumë dhe si ndjenjë sigurisht nuk është e mirë, por shqiptarët janë mësuar ta përballojnë atë lloj ndjenje. Por, një lloj ndenje poshtërimi këta e ndjenjë, jo për shkak të kësaj shumësisë së drynave, por për shkak të mënyrës se si janë përpjekur ta ndërtojnë kundër tyre narracionin akuzues, 90 për qind i bazuar në rrëfime serbe, për fat të keq. Ata që kërkojnë një lloj mbikëqyrje ose që shprehin kritika a ankesa për këtë gjykatë sepse është jashtë kontrollit, unë ju them se ajo është plotësisht nën kontroll, por jo të Kosovës. Është tërësisht nën kontrollin serb, tërësisht. Në bazë të asaj që kemi parë, kemi lexuar dhe që kemi dëgjuar, në bazë të shkresave zyrtare, në bazë të pohimeve të avokatëve dhe të vetë këtyre e kështu me radhë, ata (prokurorët) kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin “fajlla” serb, do të thotë dosje serbe, përfshirë dëshmitarë serbë që kanë udhëhequr masakra kundër fëmijëve dhe grave shqiptare, në përgjithësi të civilëve shqiptarë në Kosovë gjatë luftës, sidomos gjatë periudhës 98-99. Dhe siç do ta shihni pastaj kur do të fillojë ky proces nëse këto vërtet i përdorin gjatë shqyrtimit gjyqësor do të krijojë një indinjatë shumë-shumë të thellë çështja e kësaj gjykate, ndoshta edhe te shqiptari më i ligë do të zgjojë një indinjatë çështja e kësaj gjykate, e cila me të vërtetë ka devijuar tërësisht nga sistemi i Kosovës, tërësisht, nga misioni që e ka.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close