fbpx
Lajme

Zeka: Ka deputetë që dashnoreve ua kanë mbushur veturën me naftë me para të Kuvendit

Gazetari Milaim Zeka në emisionin Kanal 10 ka dhënë detaje tronditëse për keqpërdorimin e parasë publike. Ai ka treguar se përpos që i kanë keqpërdorur personalisht paratë e taksapaguesve, ka deputetë që edhe dashnoreve por edhe bashkëshorteve të tyre ua kanë mbushur veturat me naftë me para të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Milaim Zeka ka treguar se ka deputetë që bashkërisht, edhe gruas edhe dashnores ua ka paguar naftën.

Poashtu, Zeka ka treguar se ka ndodhur në një rast kur ishte deputetë, nata në hotel kishte kushtuar 40 euro, ndërsa fatura ishin lëshuar 90 euro, pastaj kur të kompensohen i dërgojnë faturat dhe i marrin 90 euro. Por, ai tregoi se kishte reaguar në atë moment dhe përsëri faturat ishin kthyer në gjendjen e mëparshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close