fbpx
Lajme

Gazetari Mirena: Burim i anti-amerikanizmit në Kosovë janë falangat e VV-së dhe klerikët islamik

Shkruan Ilir Mirena:

Po shoh shume te habitur me darken dhe atmosferen e mire qe serbet paskan organizuar ne Beograd per delegacionin amerikane dhe emisarin Richard Grenell. Pse po çuditeni! Ka mbi nje dekade qe ne Kosove ushqehet anti-amerikanizmi.

Burimi i ketij anti-amerikanizmi kane qene dhe mbesin nje pjese e klerikeve islamike dhe gjithe kleriket e Levizjes Vetvendosje. Kujtojeni sulmin fizike qe VV i ka bere ish-ambasadores amerikane ne KS, Jacobson, diskursin e vazhdueshrm anti-amerikane e deri tek sulmet e falangave te VV’s kunder Grenellit ne twitter… E para pak javesh Grenell ne nje studio televizive u quajt serbofil, e tash rrudhim krahet e buzet kur e shohim duke kenduar e festuar ne Beograd!

Ka mbi 5 vite qe amerikanet kane qene insistues ne dialog, ne demarkacion, ne heqjen e takses, etj., etj., dhe tere keto vite kane hasur ne politikane kokemushke qe kane refuzuar gjithçka. Pse mendojme se ne e meritojme gjithe kete vemendje nga nje perandori si ShBA’ja? Pse ne nje moment Serbia te mos jete me atraktive dhe më me interes per Ameriken se sa Kosova? 20 vjet pas luftes nuk mund te sillemi vazhdimisht si viktima.

Gjeneratat e Grenell, dhe elitave aktuale ne politiken perendimore dijne pak e hiç per luften qe eshte zhvilluar ketu, e as se kush ka qene fajtore dhe politiken e shohin thjesht nga prizmi pragmatik. Pra, eshte qasja jone talebaneske ne politike dhe diplomaci qe Ameriken po e shpie nga Prishtina drejt Beogradit. Mos u tutni tash nese Amerika po afrohet me Serbine, vazhdojeni anti-amerikanizmin…😊

3Ti dhe 2 të tjerë

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close