fbpx
Lajme

Arabia Saudite vrau 6 mijë qytetarë të Jemenit, mbi 12 milionë rrezikuan të vdesin nga uria, askush nuk e ngriti zërin

Sipas raporteve zyrtare, të paktën 6,000 jemenas janë vranë në bombardimet saudite në vitin 2018, ndërsa gjysma e 27 milionë njerëzve jemenas janë në rrezik urie. El Pais shkruan se hapat për të vazhduar armëpushimin janë ende të pamjaftueshme, megjithëse sulmi në portin e Hadidah duket se është ndaluar së paku përkohësisht, pasi rënia e tij do të ishte katastrofë për civilët jemenas, sepse 70% e ushqimit të nevojshëm për njerëzit e këtij vendi vijnë nga ky port.

Që nga marsi i vitit 2015, Jemeni është shënjestruar nga sulmet brutale të regjimit saudit me mbështetjen e plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera. Jemeni gjithashtu është përballur me një mungesë të madhe të ushqimit, mjekësisë dhe përhapjes së sëmundjeve të ndryshme. Krimet e Arabisë Saudite kundër fëmijëve në Jemen. Në raportin më të fundit të UNICEF thuhet se në sulmet e këtij viti të Arabisë Saudite kundër Jemenit janë vrarë të paktën 1250 fëmijë, ndërkohë që Arabia Saudite vazhdon akoma të tilla krime në Jemen.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close